Ataket e ankthit
Ataket e ankthit janë interpretuar si sëmundje e afërt me çmendurinë: rezultat i mangësive me bazë kimike në tru që na ndan nga realiteti dhe normaliteti. Tratmani i sygjeruar është përpjekja e fortë mjekësore për të anestezuar pjesët e mendjes.
E megjithatë, ky interpretim – megjithëse mund të jetë dashamirës në qëllimet e tij – varet nga supozimi se përgjigjja normale për kushtet e ekzistencës duhet të jetë qetësia.
Rrënja e atakut të ankthit është se sensitiviteti shihet si i pazakontë për çmendurinë e botës me të cilën shumica e njerëzve mësohen. Natyrisht, nëse njëherë mendoni për këtë, është krejt e kuptueshme që dikush mund të ketë atak të ankthit në aheng, kur flet me një koleg ose kur udhëton me një tren. Ka shumë terror nën sipërfaqen e gjërave të tilla.
Në novelën e saj “Middlemarch”, shkrimtarja angleze e shekullit të 19-të George Eliot [pseudonimi i saj] një vetëdije shumë e ndërgjegjshme por edhe e dhimbshme në një personazh të ankthshëm, reflekton mbi atë se si do të ishte sikur të gjithë të ishim çiltërsisht sensitiv, të hapur ndaj botës dhe të ndjenim implikimet e gjithçkaje.
Ajo që shkruan Eliot na ofron neve një mënyrë për të ri-interpretuar ankthin tonë me më shumë dinjitet dhe dashamirësi. Rrjedh nga doza e qartësisë që është shumë e fuqishme për t’u përballuar – por nuk është e gabuar për atë shkak. Ne panikojmë sepse ne me të drejtë ndjejmë sa e hollë është lusta e civilizimit tonë, sa misterioz që janë këta njerëz, sa gjë e çuditshme është që thjesht ekzistojmë, sesi gjithçka që duket të ketë rëndësi së shpejti do të zhduket në tërësi, sa të zakonshme janë sdifat e jetës dhe si na përcaktojnë rastësitë.
Ankthi është thjesht shikimi i mprehtë për të cilin ende nuk kemi gjetur një përdorim produktiv. Është bota e çmendur e cila insiston që ankthi lidhet me çmendurinë. Jemi në një përngutje të madhe dhe prandaj e shohim ankthin si sëmundje, dhe dështojmë të shohim gjithë shëndetin dhe mençurinë brenda saj.
Ankthi është një përgjigjje konstante dhe legjitime e faktit se jemi gjallë.
Kurrë nuk duhet të përkeqësojmë vuajtjen tonë duke provuar që të shtyejmë shqetësimin tonë në mënyrë agresive tej.
Mungesa e qetësisë nuk është gjë e mjerueshme ose shenjë e sëmundjes. Është thjesht një shprehje e justifikueshme e participimit misterioz në një botë të pasigurtë e të çrregullt. | The school of Life | Periskopi