Shkenctarët bëjnë editimin e parë të gjeneve brenda trupit

Shkenctarët bëjnë editimin e parë të gjeneve brenda trupit

Shkencëtarët kanë provuar të editojnë gjenet brenda trupit për herë të parë, në një përpjekje për të ndalur një sëmundje të pashërueshme duke ndryshuar në mënyrë permanente ADN-në e pacientit.

Shenjat nëse kjo do të funksionojë ose jo, do të vijnë pas një muaji. Nëse është e suksesshme, kjo teknikë e re mund t’i japë një shtytje të madhe fushës së re të terapisë së gjeneve. Shkencëtarët i kanë edituar gjenet e njerëzve edhe në të kaluarën, duke alternuar qelizat në laborator të cilat u janë kthyer më pas pacientëve. Ka poashtu terapi të gjeneve që nuk e përfshijnë editimin e ADN-së.

Por këto metoda mund të përdoren vetëm për tipe të pakta të sëmundjeve. Disa japin rezultate që nuk mund të zgjasin. Disa të tjera ofrojnë gjene të reja si pjesë rezervë, por duke shkaktuar efekte anësore, si kanceri.

Kësaj here, kjo po ndodh në një mënyrë precize brenda trupit.

Shpërndaje në: