Tualeti “Louis Vuitton” i punuar me flori, shitet me çmim marramendës (Video)
Për të gjithë ata që e duan luksin, në treg sapo ka dalë një prodhim që pakkujt do i shkonte mendja.
Bëhet fjalë për një tualet që kushton plot 100 mijë dollarë. Arsyeja e këtij çmimi të çmendur? Artistja amerikane Illma Gore e ka krijuar këtë tualet me flori dhe me 24 çanta të markës Louis Vuitton.
Amerikanes i janë dashur 3 muaj për krijimin e saj, transmeton tch.
Nëse mendoni se Illma Gore ka pasur vetëm qëllime artistike me tualetin e saj, gaboheni rëndë. Nëse doni, mund ta përdorni si çdo tualet tjetër.