iPhone. Si ta shpjegosh joshjen e parezistueshme prej këtij objekti?

iPhone. Si ta shpjegosh joshjen e parezistueshme prej këtij objekti?

Kohët e fundit, një mik më tregoi një markë luksoze, që as e dija se ekzistonte. Marka ishte Outlier, një linjë veshjesh që fillimisht kishte si target banorët e qyteteve, por e cila, është bërë një markë e preferuar e konsumatorëve online të dhënë pas modës, të fiksuar pas detajeve dhe cilësisë.

Rrobat janë, sipas standardeve të zakonshme, të kushtueshme: Një palë pantallona shkojnë 300 dollarë, ndërsa një bluzë leshi me kapuç është sa dyfishi. Sidoqoftë, Outlier është shumë larg nga markat e modës që prodhojnë bluza të thjeshta për $ 1.000, dhe veshje e kostume për shumë më tepër. Në vend të kësaj, joshja prej markave më të reja si Outlier, është se ato përfaqësojnë një dizajn të bërë qëllimisht për shtresën mbi mesataren. Ato janë të prodhuara jashtëzakonisht mirë për një çmim të arsyeshëm. Edhe slogani i tyre, nuk ka të bëjë me stilin apo identitetin, por është shumë i thjeshtë: “Cilësi Radikale”.

Ishte ky fokus tek cilësia, që më erdhi në mendje sapo doli në treg iPhone X. Që në krye të herës, iPhone ka marrë kritika si një objekt i dëshiruar, për njerëz të obsesionuar më shumë ndaj tendencës, sesa praktikalitetit. Por kohët e fundit, mes thirrjeve normale të shtypit që merret me teknologjinë dhe përshtypjeve të pritshme lavdëruese, pati edhe defekte të zakonshme teknologjike. Një faqe e quajti ekranin e iPhone të ri, si më të mirin që njeriu mund të blejë.

Janë këto lloje vlerësimesh, që ndihmojnë për të shpjeguar qëndrueshmërinë e joshjes prej iPhone. Eshtë më shumë se sa fryrje marketingu apo besnikëri marke. iPhone ofron formën më moderne të luksit: qetësinë e mendjes, për konsumatorët që duan thjesht më të mirën.

Termi “më i mirë” është gjerësisht i debatueshëm, dhe përdorimi i tij shpie menjëherë në debat për preferencat personale. Por në këtë rast, “më e mirë” nuk nënkupton një fakt objektiv, për një gjë që është ideale për tëgjithë. Më shumë, i referohet mënyrës se si ne, si individë, kemi nevojë të ndjehemi, pra sikur kemi marrë vendimin e duhur – pra, që në fakt kemi blerë gjënë më të mirë. Dhe forca e Apple, qëndron pikërisht në bindjen e përdoruesve, se kanë bërë pikërisht këtë gjë.

Ky është gjenialiteti i Apple, ndoshta edhe më shumë sesa produktet e veta. Në shekullin e 21-të, konsumatorët e pasur janë bombarduar me opsione. Fenomeni ka edhe një emër: tirania e zgjedhjes. Të përmbytur nga shumëllojshmëria e produkteve, njerëzit e privilegjuar ndihen të lodhur dhe madje të pakënaqur, sepse bëhet e pamundur të ndihesh i sigurt në zgjedhjen që bën.

Marketingu dhe dizajni i mençur i Apple e adreson këtë problem. IPhone X nuk ka vetëm ekranin më të mirë. Procesorët që fuqizojnë pajisjet e Apple janë gjithashtu shumë më të shpejtë se sa të smartphoneve të tjerë në treg. Edhe bukuria e iPhone është e pakalueshme. Ekziston edhe koherenca e ekosistemit të Apple: Zgjidhjet për ruajtjennë cloud, transmetimin e muzikës, emailet dhe të tjera, janë vetëm një klikim larg dhe shumë më të kollajta e të rrjedhshme, se sa ajo që është e disponueshme në Android ose Uindous.

Në këtë kuptim, ajo që Apple ofron, është një formë e dyfishtë e luksit: të jesh në gjendje të thuash se ke më të mirën, si dhe një ndjesi lehtësie, për faktin që s’ke nevojë të zgjedhësh. Njohja e iPhone është mënyra më e mirë, që zgjedhja është bërë tashmë për konsumatorin. Pra, iPhone është si një version me qera të ulët, i luksit për masat, një pikë e kollajtë hyrjeje në realizimin e ëndrrës së konsumatorit, për të pasur mallra luksoze, pavarësisht faktit që nuk është në të vërtetë i pasur. Eshtë apo jo iPhone më i miri, në një kuptim, ajo që ka rëndësi është se Apple është e pakrahasueshme, në aftësinë e vet për t’i bërë konsumatorët të besojnë se kështu është. Duke e pozicionuar veten si opsioni më pak i ndërlikuar, që nga zgjedhja fillestare deri në marrjen e shërbimit në një vend të centralizuar, Apple i jep konsumatorëve një shije të tregut të luksit, pa qenë materialisht i paarritshëm për masat.

Të jemi të qartë, nga pikëpamja krahasimore, produktet Apple nuk janë aspak të lirë. Por duke patur parasysh programet e financimit dhe subvencionimit të celularëve, dallimi mes një telefoni të zakonshëm dhe iPhone X 1000 dollarësh është shumë më pak domethënës, se sa do të ishte me shumë kategori të tjera konsumi, si makina apo mobilje. Për të marrë më të mirën në ato kategori, do të duhej të shpenzoje shumë më tepër nga sa mundeshe. Por nëse do smartphone-n me ekranin më të mirë, dizajnin më të mirë, apo performancën më të mirë, 1000 dollarë duken të përballueshme, qofsh ti student, apo miliarder.

Prandaj Apple mbetet e suksesshme – jo thjesht prej marketingut, apo përsosmërisë së dizajnit. Suksesi qëndron në faktin që kompania ka kooptuar logjikën e tregut të sofistikuar, miqësor ndaj dizajnit, dhe më pas e ka demokratizuar. I ka bërë produktet të aspirueshëm, duke ndryshuar vetë aspiratën. Në deklaratën më të fundit mbi fitimet, Apple parashikon deri 87 miliardë dollarë të ardhura, një shumë që do arrihet edhe prej çmimit të iPhone X. Për mirë a për keq, strategjia e luksit po funksionon. / The Week – BOTA.AL

Shpërndaje në: