Ndihmoni shëndetin tuaj me vetëm pesë kërpudha në ditë
Duke ngrënë vetëm pesë kërpudha në ditë, ju mund t’i shtoni shëndet jetës tuaj.
Kjo pasi, mund të parandaloni çmendurinë, zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës e madje edhe të parandaloni kancerin, thonë shkencëtarë botëror, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit kanë gjetur se kërpudhat janë të bollshme në dy antioksidantë që luftojnë plakjen dhe forcojnë shëndetin.
Ergotioneina dhe glutathione luftojnë molekulat e dëmshme të lidhura shumë me çmenduri, forma të shumta të kancerit dhe madje edhe sëmundje të zemrës.
Dhe studimi i ri në Angli, tregon se kërpudhat janë burimi më i lartë dietetik i kombinimit të antioksidantëve.