Yahoo pëson vjedhje rekord
Mes të dhënave të vjedhura janë informacione personale si emra, adresa poste elektronike, nurma telefoni, ditëlindje dhe fjalëkalime. Yahoo tha se nuk janë prekur të dhënat e kartave të kreditit, ndërsa shtoi se beson që sulmi është sponsorizuar nga një shtet.
Në korrik, Yahoo u ble nga kolosi amerikan i telekomunikimit Verion për 4.8 miliardë dollarë. Pas lajmërimit të Yahoo për vjedhjen, FBI konfirmoi se ka nisur hetimet për këtë sulm kibernetik.
Lajmi për vjedhjen kolosale në Yahoo doli në gusht, kur një haker i njohur me nofkën “Paqja”, po përpiqej të shiste informacione për rreth 200 milionë llogari të kompanisë. Pas spekulimeve të shumta në media, Yahoo më në fund pranoi se vjedhja e të dhënave ishte shumë më e madhe nga sa mendonte.
Yahoo rekomandoi përdoruesit e saj që të ndryshojnë fjalëkalimet nëse nuk e kanë bërë këtë që prej vitit 2014. Informacioni i vjedhur duket disi i zakonshëm dhe jo ndodnjë dëm i madh, por analistët thonë se vonesa e Yahoo për të pranuar ngjarjne, ngre shumë dyshime.
Veç vonesës për të pranuar vjedhjen, ekspertët kërkojnë të dinë pse Yahoo vonoi edhe këshillën për përdoruesit që të mbrohen. Për më tepër, Verizon, e cila ka blerë Yahoo, deklaroi se mori vesh për vjedhjen vetëm dy ditë më parë dhe se aktualisht po vlerëson situatën.