Vera e kuqe dhe çokollata e zezë reduktojnë rrezikun e diabetit

Vera e kuqe dhe çokollata e zezë reduktojnë rrezikun e diabetit

Gratë kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin kur ata kënaqen në një sasi ‘të moderuar’ të verës së kuqe dhe çokollatë të zezë.

Gratë që përjetojnë kënaqëitë e shijes së verës së kuqe, në sasi të mjaftueshme, kanë më pak gjasa të rrezikohen nga sëmundja e diabetit.

Përveç verës së kuqe, rrezikun nga to për sëmundjen e diabetit, e largon edhe konsumimi i çokollatës së zezë, transmeton Klan Kosova.

Këto dy lloj produktesh përmbajnë antioksidantë që mendohet të mbrojnë nga diabeti.

Kështu rezultojnë gjetjet e fundit në një studim në më shumë se 64.000 gra në Britani, transmeton Klan Kosova.

Aty u zbulua se ato që konsumonin më shumë antioksidantë, të gjetur edhe në çaj dhe boronica, ulën shanset e tyre për të marrë sëmundjen me 27 për qind në krahasim me ato me një konsum të ulët.

Shpërndaje në: