Konsumimi i farave të kungullit parandalon sulmin në zemër

Konsumimi i farave të kungullit parandalon sulmin në zemër

Sulmet e zemrës mund të kenë më shumë gjasa te njerëzit me nivele të ulëta të fosfatit në gjakun e tyre, ka bërë të ditur një hulumtim.

Farat e kungullit, arrat braziliane dhe salmoni mund të jenë çelësi për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rreziku nga sulmi në zemër mund të reduktohet përmes konsumimit të një sasie perfekte të farave të kungullit.

Shëndeti kardiovaskular mund të preket nga sasia e fosfatit në gjak, sipas një studimi të Universitetit Surrey.

Studime të mëhershme kanë pohuar se nivelet e larta të fosfatit në gjak rrisin rrezikun nga zhvillimi i gjendjes së zemrës.

Por, ky është studimi i parë që ka gjetur se nivelet e ulëta të fosfatit janë të rrezikshme, transmeton KosovaPress.

Sasia perfektë e fosfatit në gjak ishte rreth 1-1.25mmol/L, thonë studiuesit.

“Rëndësia e fosfatit në shëndetin primar dhe sekondar duhet të rishqyrtohet”, thotë Nick Hayward, autor i studimit.

“Fosfati mund të jetë një faktor i ri i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës te të rriturit”, shton ai.

Mjekët duhet të informojnë pacientët se si të ulin nivelin e fosfatit, nëse ata janë në rrezik për të zhvilluar sëmundjet kardiovaskulare.

Fosfati është një mineral i rëndësishëm në trup, i cili ndihmon rregullimin e mineraleve të gjakut. Ai luan rol krucial në bartjen e oksigjenit në trup nga zemra.

Studimi ka analizuar nivelin e fosfatit në më shumë se 100,000 pacientë gjatë një periudhe pesë deri nëntë vjeçare.

Personat me nivel të fosfatit në gjak më të ulët se 0.75mmol/L ishin në rrezik për të zhvilluar problemet e zemrës në krahasim me ata që kishin nivele të fosfatit mbi 1.5mmol/L.

Salmoni është i pasur me fosfor dhe mund të reduktojë rrezikun nga sulmet e zemrës, në sasi të caktuara. Ai përmban rreth 371mg fosfor për 100g.

Kungulli dhe farat e tij kanë edhe më shumë sasi të këtij minerali – rreth 1233mg për 100g fara

Shpërndaje në: