Përfitimet nga vaji i kokosit

Përfitimet nga vaji i kokosit

Kur bëhet fjalë për vajin në ushqimin e shëndetshëm, duhet pasur parasysh se ai mund ta prishë kualitetin, madje edhe sikur të jetë vaji më i mirë, për shkak të mos përshtatjes së temperaturave gjatë përdorimit.

Për shembull, temperaturat e larta nuk i përshtaten vajit të ullirit, pasi shumë shpejt nis të digjet dhe të lirojë radikale të lira, të cilat janë të dëmshme për shëndetin, transmeton KosovaPress.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se këtë lloj vaji duhet larguar nga kuzhina, pasi është ndër ushqimet më të shëndetshme. Ai më së miri përdoret për përgatitjen e gjellës së ftohtë dhe sallatave.

Nëse mendoni se me largimin e vajit nga ushqimi ose reduktimin e përdorimit të tij do t’i sillni dobi shëndetit tuaj, këtu do të gaboheni, pasi që yndyrat janë të nevojshme.

Përveç vajit të ullirit, ekzistojnë edhe lloje tjera të cilat në temperatura të larta lirojnë shumë materie të dëmshme dhe radikale të lira, andaj edhe ato duhet shmangur nga përdorimi.

Këtu bëjnë pjesë vaji i lulediellit dhe kungullit, të cilët përveç radikaleve të lira, në temperatura të larta lirojnë tepër aldehide, dhe kohë më parë është zbuluar se kur bëhet fjalë për vajin e lulediellit, sasia e aldehide që krijohet gjatë pjekjes është më e lartë.

Edhe pse për ndikimin e tij në shëndet ende vazhdojnë polemikat, vaji i kokosit gjithsesi është i shëndetshëm, pasi qëndron mirë gjatë ngrohjes dhe nuk ndryshon përbërjen gjatë kohës së pjekjes.

Përveç vajit të kokosit, aty është dhe vaji i palmës, i cili po ashtu mirë iu përballet temperaturave të larta dhe përmban sasi të yndyrave të shëndetshme.

Por, nëse ndonjëherë arrini të gjeni vaj avokado, kjo do të jetë zgjidhja më e mirë për ju. Përveç se është i pasur me yndyra të pasura, ky lloj vaji përmban edhe shumë fitonutrientë, për shkak të të cilëve vështirë se oksidohet dhe si i tillë është i përshtatshëm për përgatitjen e ushqimeve në çfarëdo lloj temperature.

Shpërndaje në: