Parandalimi i kancerit: Ushqimet të cilat duhet t’i keni në pjatën tuaj çdo ditë
Kanceri, sëmundjet e zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut mund të parandalohen duke ngrënë pemë e perime.
Ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar për një kohë të gjatë që njerëzit t’i hanë pesë porcione në ditë për përfitime maksimale shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Por, sado që të hami, ekspertët tregojnë se përfitimet janë të mëdha.
“Pemët dhe perimet janë të mbushura me vitamine vitale dhe minerale si acidi folik, vitamina C dhe kaliumi, e të cilat janë të rëndësishme sepse e mundësojnë funksionimin normal të trupit tonë”, thotë Julian Gaine, nutricioniste.
Pemët dhe perimet janë gjithashtu burime të mahnitshme të fibrave, e të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të lukthit, parandalojnë kapsllëkun dhe problemet tjera me sistemin e tretjes.
Një dietë e lartë me fibra e zvogëlon edhe rrezikun e disa llojeve të kancerit, sëmundjeve të zemrës, të trurit, etj.
Por sa pemë dhe perime duhet t’i konsumoni në ditë për t’i korrur përfitimet maksimale?
Këto janë këshillat e nutricionistes:
– Brokoli – 200g
– Një mollë të madhe, eventualisht 2
– Spinaq – 200g
– Një banane të madhe
– Karotë – 100g
– Boronica – 100g.
Gaine gjithashtu ka treguar se shumica e njerëzve e keqkuptojnë këshillën e të ngrënit bukë pesë herë në ditë.
Ka disa pemë e perime të cilat dinë edhe të jenë të dëmshme. P.sh., patatet e ëmbla përmbajnë shumë kalori dhe sheqer, dhe shkaktojnë shtimin e peshës.