Asnjëherë mos i injoroni këto simptoma
Disa nga simptomat dhe efektet anësore nuk duhet të neglizhohen kurrë, pasi që ndonjëherë ato mund të tregojnë situata më serioze.
-Të çara në buzë
Kjo mund të thotë se trupi juaj nuk ka hekur, zink dhe vitamina B (B3, B2 dhe B12).
Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke konsumuar kikirikë, mish pule, salmon, ton, vezë dhe butak. Gjithashtu mos harroni për brokoli, piper i kuq dhe lulelakër.
-Skuqje në fytyrë dhe humbje të flokëve
Nëse keni këto simptoma, kjo do të thotë se trupit i mungon vitamina B7 (vitaminë e flokëve). Hani vezë të ziera, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, luleshtrydhe, arra dhe banane.
-Ndryshimet e kuqe ose të bardha të lëkurës, të ngjashme me aknet
Ju mund të vini re këto ndryshime në fytyrë, duar, kofshë. Sipas ekspertëve, kjo është një simptomë e pranisë së tepruar të acideve yndyrore dhe vitaminës A dhe mungesës së vitaminës D. Për të zgjidhur problemin, rritni marrjen e yndyrës së shëndetshme.
Perimet e gjelbra, karota, patatet e ëmbla dhe specat e kuq përmbajnë vitaminë A. Vitamina D do të kompensojë më së miri ekspozimin dhjetë ditë në rrezet e diellit.
-Gjemba në duart dhe këmbë
Nëse ndieni ngurtësi dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, ndoshta ju mungon vitamina B (acid folik, B6 dhe B12) që është i lidhur me nervat periferike. Mungesa e kësaj vitamine gjithashtu mund të shkaktojë anemi, depresion, mosbalancim të hormoneve dhe lodhje.
Për të zgjidhur problemin, është mirë të hani pule, fasule, vezë, bishtajore dhe spinaq, transmeton KosovaPress.