Obsesioni i rrezikshëm i Gjermanisë

Obsesioni i rrezikshëm i Gjermanisë

PARIS – Ndërsa Unioni Demokratik i Krishterë Gjerman [CDU] dhe partia motër e saj, Unioni socialist i Krishterë [CSU], janë duke e formuar një ‘Xhamajka Koalicion’ të paprecedent me Demokratët e lirë [FDP] dhe partinë e gjelbër, pjesa tjetër e evropës me ankth po pret programin qeverisës që do të jetë rrjedhojë e negociatave të tyre.

Rreziqet për evropën janë të mëdha, sepse këto nuk janë kohë të zakonshme. Rritja e nacionalizmit ekonomik, që i shtoi kërcënimet për sigurinë, dhe me krizën e refugjatëve që vazhdon, i kanë bërë të domosdoshme përgjigjet kolektive. Kina po bëhet vazhdimisht e më e fortë, dhe administrata e presidentit Donald Trump e ka bërë të qartë përbuzjen e saj për Bashkimin Evropjan dhe dyshimet e saj në forcën ekonomike të Gjermanisë.

BE-ja po testohet nga procesi i Brexitit, dhe nga qeveritë problematike në Poloni dhe Hungari – dy vende që, siç tha Constance Stelzenmuller, po i shijojnë benefitet e anëtarësisë në BE por po i injorojnë obligimet që iu takojnë.

Në këtë kontekst, zgjedhja e Emmanuel Macronit si president i Francës në maj ishte një lehtësim për Gjermaninë. E megjithatë, Macroni e ka vënë Gjermaninë në një pozitë të parehatshme pas propozimeve të tij për reforma në BE. Duke bërë thirrje për një fond të mbrojtjes, për një harmonizim taksash, dhe për një buxhet të përbashkët të eurozonës, Macroni po e vë në pikëpyetje status quo­-në evropjane.

Pyetja tani është nëse vendi më i madh dhe më prosperues i evropës do të mbajë lidershipin në këto kohë të vështira. Secila parti në bisedime për koalicion ka perspektivë shumë të ndryshme në tavolinë. Sa i përket çështjeve evropjane, kancelarja Angela Merkel e CDU-së, që ishte në pushtet për 12 vjet rresht, do të sjellë vazhdimësinë e politikave të deritashme. Por partia më konservatore CSU është shtyer më në të djathtë nga partia populiste e rritur ndjeshëm AFD [Alternativa për Gjermaninë].

Sa i përket dy partive të tjera, FDP-ja e ka adoptuar një linjë të ashpër ndaj evropës. Liderët e saj kanë sygjeruar që Greqia duhet ta lë euron, dhe që mekanizmat e BE-së që merren me vendet në vështirësi ekonomike duhet të hiqen. Partia e gjelbër, në anën tjetër, kërkon thellimin e integrimit evropjan; por ky nuk është prioriteti i tyre fillestar, dhe ata janë partia më e vogël në atë tavolinë bisedimesh.

Programi i qeverisë mund të reflektojë dyshimin se anëtarët e tjerë të BE-së duan të zgjedhin problemet e tyre me paratë gjermane por jo përmes reformave të brendshme. Politikanët dhe opinionbërësit gjermanë e vlerësojnë secilin propozim për reformat në BE përmes një prizmi distribucional. Skemat që nuk kanë qëllim të rezultojnë në transferet strukturore në mënyrë rutinore pritet të konfirmojnë se nuk do të bëhen shpenzime për anëtarët e tjerë të BE-së.

Për shembull, gjermanët e shohin një buxhet të përbashkët jo si mënyrë për të financuar të mirat e përbashkëta të tilla si hulumtimet ose infrastruktura, por si një mjet për të detyruar Gjermaninë për t’i mbuluar shpenzimet e vendeve tjera. Ngjashëm, çështja e papunësisë merret si një skemë për t’i shtyer gjermanët që të paguajnë për të papunët spanjollë ose për punëtorët francezë. Dhe një program i garancive depozitore për bankat shihet si një mënyrë për t’i bërë depozitorët e matur gjermanë të paguajnë për huatë e pakthyera në Itali.

Ndoshta, secili prej këtyre shqetësimeve është legjitim. Të gjitha propozimet duhen shqyrtuar për t’u siguruar që nuk do të bëhet asnjë abuzim. Solidariteti evropjan nuk është rrugë njëkahëshe.

Por, në të njëjtën kohë, liderët gjermanë duhet ta dinë që fokusi i tyre ekskluziv në efektet distribucionale është helmues. Ata duhet të kujtojnë momentin, më 1979, kur kryeministrja britanike Margaret Thatcher marshoi në samitin evropian dhe tha, “M’i ktheni paratë e mia.” E njëjta logjikë është shfaqur edhe 40 vjet më vonë përgjatë fushatës së Brexitit, kur politikanët e ‘Largimit’ nga BE-ja gënjenin se largimi do t’iu kthente atyre paratë në Shërbimin e shëndetit kombëtar.

Pse është obsesionuar aq shumë Gjermania me frikën se mos paguan tepër shumë? Buxheti i BE-së ka shumë vend për kritikë, por zor se mund të thuhet që e trajton Gjermaninë padrejtësisht. Gjermania mund të jetë kontribuesi më i madh, por kjo është për shkak të ekonomisë së madhe që ka. Në proporcion me të ardhurat kombëtare, vendet si Belgjika, Franca dhe Holanda poashtu kontribuojnë nga të ardhurat që marrin.

Gjermania frikësohet që mekanizmat e stabilitetit evropjan [ESM] që shërbejnë si kanalle të transfereve të fshehura nuk kanë asnjë bazë. Po, ESM-ja përfiton nga kushtet e ulta të huamarrjes, të cilat kalohen te shtetet huamarrëse. Nëse Greqia nuk mund të paguajë borxhin e saj, aksionarët e ESM-së do të vuajnë pasojën; dhe ky rrezik nuk shënohet në ratën e interesit që Greqia paguan. Por, deri tash, ESM-ja ka arritur mjaft profite, dhe çdo humbje që e pëson do të shpërndahet te të gjithë aksionarët e saj – përfshirë, përshembull, edhe Italinë.

Disa të tjerë në Gjermani poashtu po flasin për të ashtuquajturin “Target2 balances”, e cila i shënon tepricat dhe mungesat bilaterale të bankave qëndrore kombëtare vis-a-vis Bankës Qëndrore Evropjane. Hans-Werner Sinn nga Universiteti i Mynihit, për shembull, argumenton që ky sistem është bërë kanal për operacionet e fshehta në mënyrë që të përfitojnë shtetet me borxhe në evropën jugore. E vërtetë, në shtator, Bundesbanka e kishte një tepricë prej 878 miliardë eurosh [1,3 trilion dollarësh], ndërkaq Italisë dhe Spanjës i ranë deficitet në 432 respektivisht 373 milardë eurosh. Këto pozicione e reflektojnë shkallën në të cilën rrjedhja zyrtare ende po zëvendësohet me rrjedhjen private.

E prapë, kjo marrëveshje nuk i ka kushtuar Gjermanisë asnjë euro të vetme.

Do të jetë gjithnjë interes i partive politike që t’i përgjigjen frikave që ka elektorati i tyre. Por politikanët poashtu e kanë për detyrë që t’iu tregojnë votuesve kur frikërat që kanë janë të pabaza. Evropës i duhet Gjermania që do t’iu bëj veto propozimeve të dëmshme. Por poashtu i duhet Gjermania  që i kalon obsesionet e saj të ngushta dhe që ofron lidership.

Me bisedimet aktuale për koalicion, liderët gjermnaë e kanë një mundësi për të ofruar zhvillime të reja globale që do të kishin implikime të mëdha për Evropën dhe Gjermaninë. Ata duhet të vendosin nëse është e rrezikshme të mos bëjnë asgjë, ose nëse duhet të marrin iniciativë. Dikush shpreson për një qeveri që do të bëhet më e disponueshme në ofrimin e zgjidhjeve. |Project Syndicate | Periskopi

 

Shpërndaje në: