Shkencëtarët thonë se jeta pas vdekjes nuk ekziston (Video)
Shkenca mund të na ketë dhuruar ilaçe, udhëtime ajrore dhe internet – por ajo është gjithashtu bartëse e lajmeve të këqija.
Një shkencëtar mendon se duhet të pranojmë se nuk ka jetë të përtejme, dhe e vetmja jetë është kjo që e jetojmë në planetin tonë, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, tha:
“Ligjet e fizikës që qëndrojnë nën jetën e përditshme kuptohen plotësisht”.
Dr. Carroll shpjegoi se për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik.
Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.
Dr Carroll shtoi:
“Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi që trupat tanë të vdesin dhe të kalojnë në atome përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme. Dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim”.
Dr Carroll vë në dukje Teorinë e Fusha Kuantike (QFT).
Thjesht, QFT dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce – një për të gjithë fotonët, një tjetër për elektronet dhe për çdo lloj tjetër grimce.
Nëse do të kishte ndonjë lloj të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirtërore’ dhe ‘forca frymore’, por ata nuk i kanë./Periskopi/