Cili revolucion rus?

Cili revolucion rus?

Shumica e shteteve kanë të ardhme paparashikueshme; Rusia ka të kaluar të paparashikuar. Kjo është zbuluar këtë vit në Kremlin derisa rusët nuk dinin se në çfarë forme zyrtare të shënonin 100 vjetorin e Revolucionit Rus të 1917ës.

Manipulimi i historisë për qëllime politike nuk është gjë e pazakontë – shihni administratën e Trumpit dhe Luftën Civile. Por në Rusi, kthimi kah historia, për një kohë të gjatë ka qenë një çështje politike dhe ideologjike. “Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit” ishte miti themelues i Bashkimit Sovjetik; 7 nëntori [25 tetori në kalendarin e vjetër rus] ishte data e kryengritjes e që i solli në pushtet bollshevikët, ishte festë kombëtare, në të cilën tanket, raketat dhe ushtarët dilnin në Sheshin e Kuq.

Historia e revolucionit – dhe e kaluara cariste, dhe e gjithë botës – ishte shkruar për të ushqyer mitin e Rusisë Sovjetike si pararoja e civilizimit, në kundërshtim me versionin zyrtar.

Fundi i Bashkimit Sovjetik më 1991 e vuri historinë në pikëpyetje. Kollapsi i diktaturës totalitare që e kishte shfronësuar monarkinë absolute i detyroi rusët të kishin zgjedhje të dhimbshme: çka të glorifikonin, çka të dënonin, e çka të lustronin. Debate pasionante mbi rolin e ‘liberalizmit’, ‘demokracisë’ ose ‘zgjedhjeve’ mbahen ende.

Ata që duan një shtet të fuqishëm, Presidenti Vladimir Putin mes tyre, e fajësojnë Leninin për koston territoriale që shkaktoi me ndërprerjen e luftës ndaj Gjermanisë. Cari i fundit, Nikolla i Dytë, shihet si një mjeshtër i dobët që në mënyrë idiote e lejoi vendosjen e autokracisë. Kisha Ortodokse Ruse e ka kanonizuar si martir.

Rënja e komunizmit është fillimi i lirisë për disa, kollapsimi i perandorisë për të tjerë, dhe thjesht gjë irelevante për rusët nën 35 vjeç, të cilët sipas sondazheve, nuk dinë aq shumë për vitin 1917.

Revolucioni nuk përputhet mirë me asnjërin nga këto narrativa. Vetë koncepti i ‘revolucionit’ i shenjtëruar në mitologjinë sovjetike, ka ndryshuar radikalisht pas kaosit dhe varfërisë në vitet 90, dhe edhe sot njerëzit thonë se pavarësisht gjithçkaje “nuk mund të lejojmë që të ndodhë një revolucion.” Ky është edhe mendimi që ndan Putin, edhe pse kjo mund të jetë si pasojë e frikës për humbjen e pushtetit.

Historia që ka kërkuar të shkruaj Putin është ajo në të cilën Rusia e tij paraqitet si vazhdimësi e shtetit të madh dhe të fuqishëm rus që ka ekzistuar përgjatë shekujve, nën zgjedhën e carëve dhe bollshevikëve. Në këtë vizion, revolucioni shihet si një pengesë e nxitur nga të huajt. Shefi i Shoqërisë Ruse për Historinë, Sergei Naryshkin, tha mjaft kur foli për komitetin që do të merrej me organizimin e 100 vjetorit të revolucionit: “këto qendra, sidomos ato matanë oqeanit, i financuan këto lëvizje.”

Kremlini nuk mund thjesht të lustronte Revolucionin rus. Urdhëri zyrtar qeveritar për përkujtimet iu referua atij thjesht si “revolucioni i 1917ës në Rusi” – jo si Revolucioni i madh, Revolucioni Rus, Socialist ose i Tetorit, ose ndonjë mbiemër tjetër që do t’i jepte ndonjë glorifikim. Dhe mesazhi që donte të përcillte Putini, ishte nevoja për pajtim – “forcimi i konsensusit social, politik dhe qytetar që ia dolëm të arrinim sot.” As evente të mëdha kombëtare nuk ishin planifikuar.

Heshtja zyrtare nuk nënkupton që nuk ka pasur ngazëllim për këtë vit jubilar. Një film i quajtur “Matilda” rreth marrdhënjeve ndërmjet Nikollës së Dytë kur ishte ende mbret dhe një valltareje të quajtur Matilda, e nxiti një tërbim mbarëkombëtar para se të dilte në publik. Një ligjvënës tha se ai do të ndalohej për prishjen e imazhit të carit të shenjtë rus, ekstremistët e krishterë ortodoksë u përpoqën t’i vinin zjarrin teatrit që do ta shfaqte në Yekaterinburg, ku ishte vrarë familja e carit, dhe premiera në muajin e kaluar kërkoi masa të rrepta të sigurisë. Nuk ka kontroll mbi të kaluarën. | New York Times | Periskopi

 

Shpërndaje në: