Eksperimenti: Pasojat shëndetësore ndaj ekspozimit të rrezatimit të WiFi (Video/Foto)
Nëse keni menduar që ruteri apo telefoni juaj i vendosur pranë kokës suaj është i padëmshëm, mund ta mendoni edhe një herë këtë pasi një studim eksperimental e ka konfirmuar se WiFi është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Një eksperiment, për një test të biologjisë, u bë nga 5 vajza të klasës së 9-të.
Vajzat dolën me këtë ide pasi ato e kishin të vështirë të përqendroheshin gjatë mësimit në shkollë: “Të gjithë kemi përjetuar vështirësi për t’u përqendruar në orët mësimore, nëse kishim fjetur me telefon pranë kokës, dhe nganjëherë përjetonim gjithashtu vështirësi në gjumë”, shpjegon Lea Nielsen.
Interesi në eksperimentin e tyre ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare midis biologëve dhe ekspertëve të rrezatimit, studiuesve nga Anglia, Holanda dhe Suedia, raporton “Disclose”, transmeton Periskopi.
Ata morën 400 fara të kërpudhave dhe i vendosën në 12 tabaka. Pastaj, ata vendosën 6 tabaka në dy dhoma të ndara në të njëjtën temperaturë. Ata dhanë të njëjtën sasi uji dhe dielli në të gjitha tabakat për 12 ditë.
Megjithatë, 6 nga tabakat ishin vënë pranë dy ruterëve të WiFi’s. Rutera të tillë transmetojnë të njëjtin lloj rrezatimi si një celular i zakonshëm. Pas 12 ditësh, rezultatet ishin të qarta: fara e kërpudhave pranë routerit nuk u rritën, dhe disa prej tyre madje ishin të vdekura.
“Është vërtet e frikshme se ka kaq shumë efekt, kështu që ishim shumë të tronditur nga rezultati”, thotë Lea.
Olle Johansson, një profesor i njohur në Institutin Karolinska në Stokholm, është një nga studiuesit i impresionuar me këtë eksperiment.
Tani ai do të përsërisë eksperimentin me një koleg të hulumtimit belg, Profesor Marie-Claire Cammaert në Universitetin e Brukselit.
Eksperimenti provoi se rrezatimi elektronik i ruterëve të WiFi është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
“Asnjeri prej nesh nuk fle më me celularin pranë shtratit. Ose telefoni është vënë larg, ose është vënë në një dhomë tjetër. Dhe kompjuteri është gjithmonë jashtë”, thotë Lea.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ruterët dhe telefonat celularë të jenë larg nga ju ndërsa jeni duke fjetur./Periskopi/