Zgjedhja e Trumpit si president më vrau nënën
Në ditarin e saj, më 9 nëntor të vitit të kaluar, nëna ime kishte shkruar me shkronja të mëdha për herë të parë. “DONALD TRUMP FITOI!” – thuhej aty. Kur më pas ola me të, ajo ishte në një shtrat spitali. Ajo kishte qenë në një gjendje të atillë shoku, saqë e kishte humbur balansin dhe ishte rrëzuar shkallëve. Kjo ndodhi disa orë më parë se ajo të zvarritej deri te telefoni për të thirrur një ambullancë. Ajo e kishte thyer këllkun e majtë. Javët që pasuan ishin të tmerrshme. Më 14 dhjetor nëna më vdiç.
U takova me nënën dhe ndrikullën për një drekë tajlandeze. Ata ishin takuar në Bangkok, ku kishin jetuar para 60 viteve. Ndrikulla im kishte jetuar në Bangkok e më pas edhe në Tokyo. Nëna ka jetuar në Bangkok e më pas në Romë, dhe në fund kur unë isha nëntë muajshe, në Guldford. Ajo ishte rritur në bregun perëndimor të Suedisë. Ajo ishte takuar me babain tim në një kodër të Heidelbergut. Ajo fliste rrjedhshëm suedisht, anglisht, gjermanisht dhe itallisht, dhe mjaft mirë frëngjisht ndërsa e njihte deridikund edhe tajlandishten. Mesiguri e dini se çfarë mendonte ajo për Brexitin.
Mund t’iu dëgjoj duke thënë, euro-elitë. Qytetarë të askundit që mund t’i ndërrojnë shtetet ashtu siç i ndërrojnë kafenetë. Epo, jo nuk është ashtu. Babai i nënës sime ka punuar në një gazetë lokale. Ai vdiç kur nëna ime ishte 12 vjeçare dhe motra e saj i kishte vetëm 8. Nëna e sa zgjohej në katër të mëngjesit për të punuar. Ajo shkoi në universitet me një bursë dhe e kreu për vetëm dy vjet nivelin që i kishte katër vjet. Kur u martua me babain tim, ata jetonin në një garsonjere me kuzhinë dhe tualet të përbashkët derisa gjetën punë tjetërkund. Kur ligjet e lejonin, ajo punonte. Ajo gjithmonë punonte. Edhe kur doli në penzion, ajo vazhdoi të punonte. Ajo edhe studionte, derisa punonte, dhe derisa kujdesej për familjen. Nëna ime besonte te puna e madhe. Ajo besonte te edukimi e arsimimi.
Presidenti aktual i SHBA-së nuk duket se beson në punë të madhe. Duket se i kalon disa orë në ditë duke shikuar televizor. Duket se i kalon disa orë të tjera duke u zënë me njerëz në Twitter. Dhe kur them që zihet me njerëz, them pikërisht që zihet me njerëz. A mund të jetë për të qeshur të thërrasësh një ndër njerëzit më të rrezikshëm në botë “little rocket man” [njeriu i vogël raketor], veçanërisht kur hobi i atij njeriu është t’i shfaqë armët e tij nukleare?
Nuk është e qartë se çka mendon zoti Trump për arsimimin, por ne e dimë që ai e caktoi si sekretare të arsimit një të tillë që e quajti edukimin publik “diçka të marrë fund”. Ne e dimë që ai nuk lexon. “Kurrë nuk e kam bërë,” pati thënë ai kur u bë kandidat për president. Ne e dimë se ai nuk beson në ekspertë sepse ata “nuk mund të shohin pyjet për të marrë drunjtë”. Ne e dimë që ai e ka një IQ të lartë. Ne e dimë që “ai e ka një kujtesë të hatashme”. Ne i dimë të gjitha këto sepse Donald Trump ka thënë se janë të vërteta.
Një vit pasi u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, ne kemi mësuar edhe gjëra të tjera. Ne kemi mësuar që ai ka gënjyer sa i përket numrit të njerëzve që ishin prezentë në inaugurimin e tij. Ne kemi mësuar që ai gënjen, në fakt, goxha shumë për gjithçka që thotë. Rreth 70% e deklaratave që bëri gjatë fushatës së tij dolën se ishin fallse nga Politifact.
Ne kemi mësuar se faktet që Trumpi nuk i pëlqen janë “lajmet e rreme”. Kemi mësuar që politikat si – ‘ndalesa myslimane’ ose tërheqja nga marrëveshja e Parisit – janë bërë pavarësisht evidencës, me zemërim. Ne kemi mësuar që Trump mendon se neo-Nazistët janë ‘njerëz shumë të mirë’. Pasi një grua u mbyt nga ta, dy komentues afrikano-amerikan ishin sjellë në kanallin e pëlqyer të Trumpit, Fox News. Njëri duhej të fliste për rrezikun e fshirjes së historisë. Në vend të kësaj, live, ai qau. E kështu bëri edhe gruaja që duhej të përleshej me të, por që nuk e bëri. Kur e pashë atë që ndodhi, edhe unë qava.
Një vit pasi nëna më rrëshqiti nga shkallët, e gjithë kjo tashmë është bërë normale. Është normale që lideri i botës perëndimore të gënjejë. Është normale për të që të bëj abuzime abuzime raciste, të ndajë familjet dhe të fyej nënat e ushtarëve që ranë për atdheun. Është normale për të të pretendojë se nuk dinte asgjë për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjen e tij, për paratë e ndyra ose për gënjeshtrat e miqëve të tij. Është normale për njerëzit të thonë se po jetojmë në kohë të ngjashme me vitet 30, dhe për të tjerë të thonë se e gjithë kjo është dramatike, sepse drama tashmë po e thyen rutinën.
Nëna ime ka lindur në vitin 1934. Ajo u rrit në një demokraci socialiste dhe u mësua të besonte te social-demokracia. Ajo besonte te mirësia e njerëzve. Ajo iu hapi shtëpinë njerëzve nga e gjithë bota. Kur erdhi të jetonte në këtë vend ajo menjëherë e urreu snobizmin dhe sistemin e klasave, por ajo besonte në fuqinë e qeverisë për t’i ndryshuar gjërat për mirë.
Më mungon nëna më shumë se që mund ta shprehë, por jam e lumtur që ajo nuk po i sheh lajmet e tashme. Gënjeshtrat. Boris Johnsonin duke e trajtuar të ardhmen e vendit me shaka. Ngacmuesit seksual çdokund. Dhe Donald Trumpin. Donald Trump, më lejo të të them në emër të nënës sime: ju mund t’i keni ‘fituar’ zgjedhjet, dhe të keni nisur një luftë ndaj të vërtetës, drejtësisë dhe mirësisë, por ti me gënjeshtrat e tua nuk do të fitosh më. | Guardian | Periskopi