Lajm i keq për shantazhuesit, Facebook krijon sistemin parandalues
Facebook po bashkohet me katër vende për të provuar një sistem parandalues për të zbuluar dhe mbrojtur viktimat që bijnë pre e manipulatorëve të cilët u keqpërdorin fotot atyre. Përdoruesve u kërkohet të ngarkojnë fotot e tyre në Messenger.
Zyra Australiane e Komisionerit për Siguri në Internet njoftoi se ata po bashkëpunonin me gjigantin e medias sociale javën e kaluar në një skemë pilote që do të lejonte që dikush të raportojë imazhe të ndjeshme që ndaheshin në internet pa lejen e tyre.
Zyra e Sigurisë, e cila kryesisht punon për të parandaluar abuzimin në internet të të miturve, i kërkoi çdo Australiani që ka frikë se imazhet intime të vetes mund të jenë online për të dërguar një fotografi të tij në Messenger, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
https://www.facebook.com/eSafetyOffice/posts/1551428434926981
Messenger pastaj do të njoftojë Facebook, të cilët do të përdorin teknologjinë e përputhjes së imazheve për t’i ndaluar këto imazhe nga ngarkimi në Facebook, Messenger, Facebook Groups ose Instagram.
Shefi i Sigurisë Globale të Facebook, Antigone Davis, tha se piloti i parë i industrisë do të përdorë “teknologjinë më të fundit për të parandaluar ndarjen e imazheve në platformat e saj”.
@goodfellow_ian ‘s Adversarial examples that fool image classification algorithms by carefully adding noise https://t.co/B4FnIqbQSS pic.twitter.com/iuZey1n1Q9
— Albert Pinto (@70sBachchan) June 28, 2017
Zyra Australiane e Komisionerit për Siguri në Internet Julie Inman Grant tha se “revanshi pornografik” ose abuzimi me imazhin (IBA) mund të jetë një përvojë jashtëzakonisht shkatërruese për viktimat.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një në pesë australianë ishin viktima të “pornografisë hakmarrëse”.
“Kjo i lejon viktimës të marrë kontrollin dhe të jetë proaktive në sigurinë e tyre, kur shpesh barra është tek viktima për të raportuar në platforma të shumta dhe për të gjetur se ku ishte imazhi. Vizioni ynë është që këto imazhe të mund të hiqen nga çdo faqe njëkohësisht”, tha Inman Grant./Periskopi/