Lloji i ri i diabetit – 3c

Lloji i ri i diabetit – 3c

Diabeti i tipit 1 karakterizohet nga fakti që sistemi imunitar i shkatërron qelizat e insulinës të cilat janë produkt i pankreasit. Ai shfaqet qysh në fëmijëri ose në rininë e hershme dhe pothuajse gjithmonë kërkon terapi insuline.

Tipi 2 ndodh kur pankreasi nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme sa i duhet trupit për funksionim normal, transmeton Koha.net. Ai shpesh lidhet me obesitetin dhe shfaqet në vitet e mëvonshme, edhe pse kufiri i moshës është vazhdimisht në rënie.

Tipi 3c shkaktohet nga dëmtimi i pankreasit, si inflamacioni i pankreasit, tumori ose operimi i pankreasit. Dëme të tilla jo vetëm që ndikojnë në prodhimin e insulinës, por edhe në prodhimin e proteinave të nevojshme për tretje të ushqimit dhe hormone të tjera.

Shumë persona me këtë lloj diabeti shpesh diagnostikohen gabim se bëhet fjalë për tipin 2, dhe vetëm 3 për qind e njerëzve e marrin diagnozën e duhur. Shumica e tyre duhet të marrin terapi insuline, si dhe tableta të proteinave për tretje, përcjell ScienceAlert. Hulumtimet kanë treguar se tipi 3c është më i përhapur se tipi 2. Ai paraqitet si rezultat i dëmtimit të pankreasit, dhe mund të shfaqet edhe pas disa dekadave pas dëmtimit të këtij organi.

Nëse nuk shërohet në kohë, personi mund të bjerë në komë, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

Diagnoza e duhur dhe e saktë e tipit të diabetit është shumë e rëndësishme për terapinë që kërkohet në këtë rast. Diagnoza e gabuar jo vetëm që mund të çojë në shpenzime të panevojshme, por pacienti ekspozohet edhe ndaj niveleve të larta të sheqerit në gjak.

Simptomat e kësaj sëmundjeje të fshehtë janë kryesisht humbja e kujtesës e cila reflektohet në harresën e informacioneve dhe datave dhe ngjarjeve të rëndësishme. Shfaqet ngadalësia në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve, konfuzion për datat, emrat dhe vendet, dhe problemet me shikim, përcjell Koha.net. Ndodh që pacientët t’i harrojnë disa gjëra, dhe që në mes të bisedës të ngatërrohen dhe të mos e dinë për çfarë po flisnin, t’i humbasin gjërat dhe t’i shmangin ngjarjet dhe tubimet. Paraqitet gjithashtu edhe ndryshimi në sjellje dhe personalitet.

Ajo çfarë e bën këtë sëmundje më të vështirë dhe e parandalon zbulimin e saj të hershëm është se të gjitha këto simptoma janë normale edhe për procesin e plakjes. Gjithashtu, ato janë të përfaqësuara edhe te njerëzit që kanë probleme të tjera shëndetësore ose që janë adhurues të alkoolit. Asnjë simptomë nuk tregon qartë nëse dikush e ka sëmundjen e Alzheimerit, diabetin e tipit 3 ose ndonjë formë tjetër të dementisë.

Shpërndaje në: