Mençuria është armiku ynë i sotëm

Mençuria është armiku ynë i sotëm

Duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të Guardian, Zizek jep një përgjigjje interesante në lidhje me mençurinë.

“Mençuria, në thelb, është budallallëk konformist. Mishërimi më i mirë i mençurisë janë proverbat, thënjet, me të cilat mund të justifikosh çdo gjë.

Nëse e ndërmerr një rrezik dhe ia del mbanë – ka një thënje për këtë. Nëse dështoni, prapë e keni një tjetër thënje; në gjuhën tonë, për shembull, është një e mirë: nuk mund të pshurrësh në të kundërt të erës. Këtë e quajmë mençuri. Mësimi i fundit i mençurisë është që të mos provoni shumë herë, të mos mësyni shumë lart, sepse në fund të fundit gjithçka kthehet në pluhur. Por mendoj se për shembull, Krishterimi, dhe unë e definoj vetveten si ateist të krishterë, Krishterimi pra nuk është mençuri. Nga këndshikimi i mençurisë, ai është çmenduri. Është shpresa se një ndryshim radikal mund të ndodhë, ne mund të shpëtojmë, e kështu me radhë. Mendoj pra, se të gjitha format e sotme të mençurisë, zakonisht mençuria e erës së re, megjithëse pretendon të hapë rrugë, të na shpëtoj nga kriza, në fakt vetëm sa na shtyn drejt saj.

Mençuria është një nga emrat e armikut tonë të sotëm.”

Shpërndaje në: