Audi çdo tri javë nga një automobil të ri

Audi çdo tri javë nga një automobil të ri

Audi në vitin 2018 do të prezantojë një makinë të re çdo tri javë. Prodhuesi gjerman ka në plan të lansojë deri në 17 modele në vitin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Audi, në vitin 2018, kompania do të fillojë prodhimin e një modeli të ri çdo tri javë. Edhe pse nuk është specifikuar se për cilat modele bëhet fjalë, sigurisht që janë në pyetjet derivate të ndryshme të modeleve të caktuara, dhe jo vetëm plotësisht automjete të reja ose të gjeneratave të reja të disa modeleve ekzistuese nga programi i prodhimit të Audi-së.

Nga automjetet e përmendura më parë, në planet për vitin 2018 është Audi Q8, i cili do të zërë vendin në krye të lojës SUV. Ndër 17 modele të shpallura, ajo duhet gjithashtu do të jetë një E-Tron plotësisht i ri elektrik.

Njësia Audi Sport për vitin e ardhshëm tashmë ka bërë të ditur se planifikon më shumë versione të reja RS, andaj pritet edhe RS5 dhe RS5 Sportback.

Në vitin 2018 do të prezantohet edhe Audi Q3 krejtësisht i ri. Megjithatë, njëri nga modelet më të rëndësishme që do të arrijnë në treg vitin e ardhshëm është Audi A6 e gjeneratës së ardhshme.

Në vitin e ardhshëm priten edhe disa variante më të fuqishme S, në mesin e të cilëve edhe SQ2. Po ashtu pritet edhe gjenerata e dytë e Audi A1, i cili pritet të paraqitet kah fundi i vitit të ardhshëm dhe spekulohet edhe për një model  super sportiv R8.  Sipas të gjitha gjasave, viti 2018 do të jetë shumë interesant për fansat e Audi.

Shpërndaje në: