Mënyra e vetme për të krijuar një bel të vogël

Mënyra e vetme për të krijuar një bel të vogël

Bel i hollë, vithe të rrumbullakëta: ky është koncepti i ri për një trup të përsosur. Por ndërsa të pasmet e tonifikuara mund të krijohen vetëm me stërvitje në palestër, beli hollohet me një regjim të kontrolluar ushqimor, dhe ushtrime sa më të thjeshtëzuara të jetë e mundur.

Nuk bëhet fjalë për të mos ngrënë, por për të ngrënë disa lloj ushqimesh që janë shumë efektive për të holluar belin:

Konsumoni sa më pak karbohidrate

Karbohidratet (brumërat, kryesisht) kanë prirjen për t’u grumbulluar në formë dhjami tek pjesa e belit. Ushqyerja me shumë karbohidrate lidhet me një nivel të lartë insuline, e cila ndihmon në krijimin e dhjamit. Ky është rregulli numër 1 nëse doni të keni një bel të hollë!

Konsumoni sa më shumë fibra

Fibrat më të mira gjenden tek frutat; sa më shumë fruta të hani aq më ngadalë dhe mirë tretet ushqimi, duke ua zgjatur ndjesinë e ngopjes dhe nga ana tjetër, duke e kthyer ushqimin e konsumuar jo në dhjamë, por në energji për trupin.

Ju ndihmojnë shumë kanella, ushqimet që përmbajnë magnez dhe antioksidantët

Doni të digjni dhjamin në pjesën e barkut? Konsumoni sa më shumë magnez, dhe antioksidantë, si spinaqi, kosi, farat e kungullit, fasulet, çokollata e zezë, banania. Këto ushqime, së bashku me kanellën, ulin nivelin e insulinës duke ndihmuar në djegien e kalorive rreth belit.

Sa më pak ushtrime për muskujt abdominalë!

Është e vërtetë që muskujt ndihmojnë për një bark sa më të sheshtë, po aq sa është e vërtetë që ato e zgjerojnë pjesën e belit, shkruan revista class! Ndaj kini kujdes me ushtrimet që bëni: tonifikojini muskujt e barkut vetëm nga përpara, jo anash.

Tonifikoni shpatullat

Duke zgjeruar pjesën e shpatullave, beli duket akoma më i hollë. Por përsëri: bëni ushtrime sa më të lehta; mos përdorni pesha dhe mos ushtroni horizontalisht (sepse ashtu ju krijohen shpatulla të mëdha) por vertikalisht, duke i ngritur krahët lart në formë gërshëre.

Shpërndaje në: