Këto janë disa nga mënyrat për të zhvilluar inteligjencën
Ekzistojnë disa lloje inteligjence, por duke konsideruar të gjithë faktorët, inteligjenca mund të rritet në çdo nivel. Në vijim po paraqesim disa mënyra të dobishme dhe praktike që mund të rrisin inteligjencën e çdo personi.
Ushtroni trurin. Doni ta zhvilloni? Atëherë ushtrohuni sa të mundeni. Zgjidhni fjalëkryqe apo ushtrime mamematikore. Bëjini llogaritë me mendje në vend që t’i bëni me makinë llogaritës. Luani me kubin me ngjyra. Ushtrohuni në maksimum.
Dëgjoni muzikë klasike. Është bërë e ditur që muzika klasike ka rritur koeficientin e inteligjencës në disa eksperimente të caktuara psikologjike.
Kështu që dëgjo të gjitha llojet e muzikës klasike, si Moxart, Bethoven, Rave, Bach, etj. Do të rrisin inteligjencën tënde, të rafinojnë temperamentin dhe impresionojnë miqtë tuaj. Shtojini këtij repertori të tjera forma të muzikës relaksuese, si simfonitë e natyrës, etj.
Lexoni gjerë the thellë. Të lexuarit zgjeron bazën e njohurive të çdo individi. Nisni me libra që kanë tema universale. Më pas seleksioni klasikët si Platoni, Descartes, Plotinus, etj. Të lexuarit e klasikëve është një mënyrë e garantuar për të rritur inteligjencën në çfarëdo moshe.
Më pas vazhdoni me historinë dhe literaturën botërore. Përpiquni të prekni sa më shumë literaturën klasike. Më pas vazhdoni me filozofinë, psikologjinë dhe sociologjinë. Mos neglizhoni letërsinë artistike moderne, shkencën dhe fantazitë epike. Shumë libra fantastikoshkencorë janë iluminues, me pikëpamje të thella. Për më tepër zhvillojnë leksikun tuaj. Thellohuni në të menduarit kritik dhe në librat e zgjidhjes së problemeve. Mbusheni bibliotekën tuaj personale me libra religjiozë, spiritual dhe mistik.
Mësoni një zanat apo një hobi të ri. Sa më shumë të jetë e mundur, bëjeni zakon që të mësoni një zanat apo hobi të ri, p.sh., fotografi, kërcimi, një gjuhë të re, karate, gatim, etj. Zgjerojeni imagjinatën tuaj. Ndërseni kreativitetin.
Jini të hapur ndaj eksperiencave të reja. E keni bërë zakon që të shkoni në shkollë apo në punë nga e njëjta rrugë? Ndërroni rrugë herë pas here. Nesër provoni një rrugë të re. Kjo do t’ju zhvillojë aftësitë gjeografike, do bëjë lidhje të reja në tru dhe të rrisë dijen rreth vendodhjes. Jini të hapur ndaj eksperiencave të reja si kjo. Jini fleksibël dhe të adaptueshëm. Ndryshojeni rutinën nga koha në kohë.
Mësoni lojërat strategjike. Lojërat strategjike si shahu janë shembuj shumë të mirë instruktivë dhe këto shembuj mund të përkthehen në jetën e përditshme. Ju nxisin të analizoni, mendoni përpara dhe të vlerësoni shumë mundësi. Këto janë aftësitë e nevojshme për të menaxhuar jetën personale.
Zhvilloni aftësitë kërkuese. Kjo do të thotë që të gjeni kohë e të zhvilloni aftësitë formale kërkuese, si aftësia për të marrë informacione nga burime të ndryshme.
Mësoni se si të kërkoni në bibliotekën tuaj. Lexoni shumë lloje materialesh. Mësoni se si të kërkoni, të aksesoni materialet dhe katalogoni të dhënat nga burime të ndryshme. Mësoni se si të kërkoni në internet. Zhvilloni aftësinë e të kërkuarit në internet. Studioni metodat e kërkimit. Zgjeroni databazën dhe përpunimi i neuroneve do të rritet së tepërmi.
Sfidojeni veten duke bërë e kontrolluar apo bërë testime. Mos kini frikë nga testimi i vetes. Janë tepër dobiprurëse në lidhje me aftësitë analizuese.
Jini holistik (gjithpërfshirës). Nëse doni të zgjeroni çdo pjesë të qenies suaj, atëherë pjesa tjetër nuk duhet injoruar. Zhvilloni aspektin fizik duke bërë rregullisht ushtrime dhe duke i kushtuar vëmendje ushqimit. Ushqehuni mirë dhe bëni një dietë të balancuar.
Moto duhet të jetë “trup të shëndetshëm, mendje e shëndetshme, zemër e shëndetshme, shpirt i shëndetshëm, qenie e shëndetshme!”
Kini parasyshë që çdo aktivitet që sfidon trurin do të bëjë që neuronet të bëjnë lidhje të reja. Sa më shumë lidhje, aq më i mirë do të jetë përpunimi konjiktiv. Nuk ka limit moshorë në zgjerimin e inteligjencës. Zhvillohesh ose kalbesh!/Oculus News