Pse ‘lumturia’ është fjalë e pavlerë? Dhe cila është alternativa?
Eudaimonia është një fjalë greke, e përdorur edhe nga filozofët e njohur Platoni dhe Aristoteli, që meriton një vlerë më të madhe sepse e përmirëson një prej fjalëve më të përdorura të shoqërive moderne: lumturinë.
Kur provojmë të artikulojmë qëllimin e jetës sonë, zakonisht dalim te fjala e lumturisë. Ne i themi vetes dhe të tjerëve se qëllimi i fundëm i punës që bëjmë, i marrëdhënjeve tona, dhe i gjithë asaj që bëjmë është arritja e lumturisë. Tingëllon si një ide naive, por një besim i tepër në këtë term nënkupton që ne jemi vazhdimisht padrejtësisht për të dalur ose të paktën për t’i vënë në pyetje shumë situata testuese e të vlefshme.
Grekët e lashtë nuk besonin që qëllimi i jetës ishte lumturia; ata mendonin se qëllimi i jetës ishte të arrinin Eudaimoninë, një fjalë që mund të përkthehet në ‘përmbushje’.
Ajo çka e dallon lumturinë nga përmbushja është dhimbja. Është krejtësisht e mundur të jesh i përmbushur dhe në të njëjtën kohë, nën presion, duke vuajtur fizikisht ose mentalisht, dhe në një disponim të keq. Kjo është një nuancë psikologjike që fjala lumturi nuk e lejon: është e pamundur të jesh i lumtur e në të njëjtën kohë edhe i palumtur ose i lumtur por duke vuajtur nga ndojnë gjë. Sidoqoftë, një kombinim i tillë lejohet në Eudaimoni. Fjala na inkurajon të besojmë që projektet më të vlefshme të jetës në një pikë do të jenë të mbushura me gjëra të këqija, por prapseprapë të cilat ia vlen t’i ndjekësh. Çdo angazhim që bëjmë, do të na përplasë në llojlloj sfidash që do të na lodhin e rraskapisin, provokojnë dhe lëndojnë. E prapë, ne ndoshta, në fund të jetës sonë, do të ndihemi sikur ishin gjëra që ia vlente të ndërmirreshin. Përmes tyre, do të kemi qasje në diçka të madhe dhe më të rëndësishme se lumturia: do të bëjmë ndryshimin.
Me fjalën Eudaimonia në mendje, ne do të ndalim të imagjinojmë sikur po kërkojmë një ekzistencë të çliruar nga dhimbja – dhe vetëm atëherë nuk do të mundojmë veten kur ndihemi keq. Do ta dimë se jemi duke bërë diçka shumë më të rëndësishme se buzëqeshja: ne luftojmë për drejtësi për potencialin tonë si njerëz dhe ne punojmë në rrugë të vogla por kyqe drejt përmirësimit të specieve tona. | School of Life | Periskopi