Hawking paralajmëron njerëzimin për këtë rrezik që mund t’i japë fund botës
Fizikanti me famë botërore ka paralajmëruar se njerëzit, të cilët janë të mirë në dizajnimin e viruseve kompjuterike, mund të krijojnë një Inteligjencë Artificiale (AI), e cila do të jetë e aftë që të “përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme” derisa të “mbizotërojë njerëzit”.
“Kam frikë se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit në mënyrë totale,” tha Stephen Haëking në një intervistë për revistën “Wired”.
Shkencëtari shpjegoi se njerëzit që specializohen në viruset kompjuterike mund të vijnë një ditë me një program kompjuteri i cili do të jetë në gjendje të funksionojë më vete, pa ndihmën e njeriut.
Stephen Hawking says he fears artificial intelligence will replace humans – Cambridge News https://t.co/Bnfpg5XBDP pic.twitter.com/Ls3WJTDQs9
— Patrick Wolfs (@PatrickWatDell) November 3, 2017
Në intervistën e tij, fizikani 75-vjeçar gjithashtu theksoi nevojën për punë në një program të ri hapësinor “me qëllim që kolonizimi i planeteve të bëhet i përshtatshëm për banim.”
“Toka, po bëhet shumë e vogël për njerëzit, sepse popullsia globale po rritet në një shkallë alarmante dhe ne jemi në rrezik vetë-shkatërrimi”, shtoi ai, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Kjo nuk është hera e parë që Stephen Haëking, drejtori i Kërkimeve në Qendrën për Kozmologji Teorike në Universitetin e Kembrixhit, ka lëshuar një paralajmërim për rreziqet e Inteligjencës Artificiale.
Ai më tej tha se “nuk ka dallim të thellë midis asaj që mund të arrihet nga një tru biologjik dhe çfarë mund të arrihet nga një kompjuter”.
Ai përmendi si një shembull arritjet e funksionalizimit të makinave vetëlëvizëse.
“Arritjet që kemi parë deri më tani do të jenë të zbehtë ndaj asaj që do të sjellin dekadat e ardhshme”, përfundoi ai, duke shtuar se midis rreziqeve të mundshme, të cilat mund të krijohen nga Inteligjenca Artificiale./Periskopi/