Një Spanjë federale në një Evropë Federale
BRUKSEL – Kam qenë gjithnjë admiruese e madhe e demokracisë spanjolle, por veçanërisht që prej 23 shkurtit të vitit ’81. Në atë ditë dramatike, Kolonel Antonio Tejero provoi të bënte një puç kundër regjimit të ri demokratik.
Në librin e tij Anatomia e një momenti, Javier Cercas përshkruan sesi, nën kërcënimin e armës së Tejeros, tre liderë politikë spanjollë qëndruan në ulëset e tyre duke refuzuar të fshiheshin nën tavolinë. Asnjëri prej tyre – lideri i partisë komuniste Santiago Carillo, Adolfo Suarez, kryeministri i parë në periudhën post-Franco, në Spanjën demokratike, dhe zëvendësi i Suarezit, gjenerali Gutierrez Mellado – të dridhur. Ishte një akt i kurajës dhe vendosmërisë që e ankoroi demokracinë përgjithnjë në shpirtin spanjoll. Nën kërcënimin e armës së Tejeros, demokracia spanjolle kishte lindur.
Sot, 36 vite më pas, demokracia spanjolle duhet ta forcojë vetveten edhe njëherë për të kapërcyer ndarjen e thellë të krijuar nga qeveria jokushtetuese e Katalonisë që kërkon të ndahet nga Republika Spanjolle. Demokratët e sotëm duhet të dëshmojnë edhe njëherë vendosmërinë e disiplinuar të Carillos, Suarezit dhe Mellado-s në mënyrë që të tejkalojnë krizën më të madhe politike që nga tentim-puçi i Tejeros.
Demokratët e Spanjës nuk duhet të besojnë që ligji dhe gjyqësia mund t’i adresojnë të gjitha problemet me katalonasit. Sigurisht që autoritetet spanjolle nuk do të kapërcejnë krizën me dhunën policore, edhe pse përpjekjet e qeverisë kombëtare për të ndaluar referendumin për pavarësinë e Katalojnës ishin bazuar në rendin kushtetues.
Ajo çka duhet tash është një vizion i rinuar politik, një dialog gjithpërfshirës. Ky vizion mund të jetë vetëm multikultoror, multigjuhësor, një shtet federal i vendosur në një Evropë federale, multikulturore dhe multigjuhësore.
Separatistët katalan ishin gabim që e thirrën një referendum ilegal. Askush nuk mund të qeverisë demokratikisht pa rendin e ligjit. Por është poashtu e vërtetë se struktura legale ekzistuese është e paaftë të shërojë një ndarje kaq të madhe politike. Një dialog i qëndrueshëm – që është fuqia reale e politikanëve dhe shtetasve – ndërmjet liderëve të Spanjës dhe separatistëve katalanë është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.
Nuk besoj që është në interesin e popullit katalan që të ndjekin rrugën e ndarjes. Fakti që referendumi haptas e dhunoi kushtetutën spanjolle nuk është e vetmja arsye pse nuk e mbështes. Çështja për mua është se referendumit i mungon çdo legjitimitet demokratik. Ishte e qartë paraprakisht se shumica e katalanëve, duke e njohur natyrën ilegale të kësaj ndërmarrjeje, nuk do të merrnin pjesë. Në të vërtetë, nga e gjithë evidenca që ka mbërrirë, duket e mundur që shumica e katalanëve, përfshirë edhe ata që qëndruan në shtëpi gjatë protestave, të jenë kundër ndarjes.
Nga pamundësia për të arritur qoftë edhe një minimum pjesëmarrësish në votime, liderët e pro-pavarësisë zbuluan rezultatin para se të dilnin rezultatet. Taktika e tyre mashtruese e reflektoi vullnetin e tyre shqetësues për të manipuluar qytetarët e tyre. Deklarimi i pavarësisë mbi bazën e një referendumi defektuoz ishte një akt i papërgjegjshëm politik që shpërfilli normat demokratike.
Një papërgjegjësi e tillë është kërcënim jo vetëm Spanjën, por edhe për Evropën, dhe për Kataloninë poashtu. Ashtu si me shumë referendume të tjera, kjo votë fallse për pavarësi ka hapur një çarje të madhe në shoqërinë katalane. Familjet dhe fqinjtë tash janë të ndarë – dhe keq të ndarë në shumë raste. Të vetmim njerëz që do të përfitojnë nga kjo maskaradë legale, siç e dimë, janë ata që duan të shkatërrojnë BE-në dhe që tashmë kanë nisur të shfrytëzojnë shkakun e pavarësisë katalane për qëllimet e tyre.
Prandaj është vitale për të gjithë njerëzit në Spanjë, duhet të veprojnë për të ndaluar një eskalim të mëtejmë dhe në vend të saj të fillojnë negocimin. E ardhmja e Katalonisë, dhe e ardhmja e komunitetit tim flamand në Belgjikë, ku disa poashtu agjitojnë për pavarësi, qëndron te ndarja brutale, por në bashkëpunimin brenda strukturave federale, në Evropën federale.
Eksperienca me shtetin bask është ilustrues në këtë kuptim. Nën demokracinë spanjolle, baskët e kanë zhvilluar rajonin e tyre për përfitimet e popullit të tyre, dhe jo vetëm duke e mundur terrorizmin, por poashtu për të rishpikur vetveten si krenarë dhe autonomë.
Në politikë, nuk është marre të bësh kompromis. Krejt e kundërta: Kur duhet bërë një zgjedhje mes një marrëveshje konstruktive dhe pastërtisë ideologjike, është gjithmonë më mirë të zgjedhet rruga e unitetit, sado i vogël të jetë ai hap.
Në librin e tij të famshëm Marshi i Marrëzisë, historianja amerikane Barbara Tuchman paralajmëroi kundër cytjes për të “hedhur tutje të madhën për më të voglën” dhe për të “ndekur të papunueshmen në sakrificën e së mundurës.” Liderët në të dyja palët e Spanjës do të bënin mirë t’i dëgjonin fjalët e saj. | Periskopi