Tensioni i lartë, ky frut rrit shëndetin e zemrës
Tensioni i lartë i gjakut është një problem me të cilin përballen njerëzit, por ngrënia e rrushit mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.
Shumë persona të prekur nga hipertensioni kanë qarkullim të dobët të gjakut.
Sipas klinikës Mayo, gjysma e personave me hipertension të pa trajtuar vdesin nga sëmundjet e zemrës që kanë të bëjnë me qarkullimin e dobët të gjakut, transmeton .
Sidoqoftë, konsumimi i rrushit të zi është zbuluar se përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.
Studimet tregojnë se rrushi i zi redukton stresin dhe përmirëson shëndetin vaskular te personat që normalisht marrin sasi të vogla të frutave dhe perimeve.
Po ashtu, ekstrakti i rrushit ka veti antivirale dhe është efektiv kundër gripit.