Apple planifikon t’i hyjë edhe botës së automobilizmit

Apple planifikon t’i hyjë edhe botës së automobilizmit

Për një kohë të gjatë, është raportuar se kompania amerikane që merret me prodhimin e telefonave të zgjuar dhe kompjuterëve, po planifikon t’i hyjë edhe botës së automobilizmit.

Megjithëse nuk ka asgjë zyrtare, thuhet se Apple po konsideron ta blejë McLaren, transmeton Telegrafi.

The Financial Times duke u bazuar në burime të besueshme, raporton se kjo kompani nuk planifikon të krijojë fabrikë apo të merret me prodhimin, por vetëm ‘të ja vë mollën’ produktit final.

Sipas të gjitha gjasave, të gjitha makinat që do t’i punojë McLaren do t’i përkasin Apple.

E kjo e fundit, do të krijoi paraprakisht dukjen dhe teknologjinë e lartë që pritet ta kenë këto modele.

Nuk dihet kur do të lansohet, apo si do të duket kjo makinë që do të ketë shumë risi. /Telegrafi/

Apple-planifikon-ta-blejë-prodhuesin-e-makinave-McLaren-foto-2 Apple-planifikon-ta-blejë-prodhuesin-e-makinave-McLaren-foto-3 Apple-planifikon-ta-blejë-prodhuesin-e-makinave-McLaren-foto-780x439

Shpërndaje në: