Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milion përdorues
Hakerët kanë vjedhur informacione nga rreth 500 milionë përdorues nga Yahoo, e ka konfirmuar kompania, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic,.
Shkelja ka ndodhur në fund të vitit 2014 dhe ka përfshirë ngastrën e informacioneve personale të identifikueshme, si dhe pyetje dhe përgjigje të enkriptuara të sigurisë.
Këtu nuk përfshihet ndonjë informacion nga të dhënat e kartelës së kredisë, ka thënë sajti, i cili beson se sulmi ishte i sponsorizuar nga shteti.
Në korrik, Yahoo! i është shitur gjigantit telefonik të Shteteve të Bashkuara, Verzion, për 4.8 miliard dollarë.
Nuk dihet ende nëse shkelja do të ketë ndonjë ndikim në shitjen apo vlerësimin e saj.