Huawei Mate 9 mund të vijë me skaner irisi
Telefonat smart me ndjesorë nuk janë diçka e re, dhe Motorola ishte e para që solli këtë teknologji në pajisjet telefonike, që lejonte identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve të përdoruesëve.
Sidoqoftë, Samsung ka shtuar edhe një standard tjetër sigurie: skanerin e irisit, dhe e prezantoi cilësinë në telefonin e tij Galaxy Note 7. Së fundmi edhe Huawei ka vendosur të konkurrojë Samsung me të njëjtën teknologji në produktin e tij që pritet të vijë së shpejti, Huawei Mate 9.
Shumë kompani të tjera po planifikojnë ta përfshijnë skanerin e irisit në pajisjet e tyre, pasi ai ka rezultuar me i saktë në identifikim dhe më i sigurtë së ndjesori për gjurmët e gishtërinjve./krokodili/