Pirja e duhanit shkakton këtë dëm të madh në organizmin tuaj
Shkencëtarët kanë dëshmuar për herë të parë se tymi i cigareve shkakton inflamacion të zorrëve, duke rritur rrezikun e sëmundjes së Crohn.
Ata thanë se kjo është një arsye tjetër pse duhanpirësit duhet të lënë duhanin, duke ditur se ai përkeqëson gjendjen kardiovaskulare dhe shkakton kancerin e mushkërive.
Zbulimi mund të çojë gjithashtu në trajtime të reja ose madje edhe kurime për gjendjen e zorrëve inflamatore, ekspertët besojnë.
Sëmundja e Crohn është një gjendje kronike që shkakton inflamacion të sistemit të tretjes që prek miliona njerëz në mbarë botën , prej të cilëve të paktën 115,000 janë vetëm në Britaninë e Madhe.
Simptomat përfshijnë dhimbje në stomak, diarrenë dhe humbjen e peshës.
Ende nuk dihet shkaktari i saktë i kësaj sëmundjeje dhe aktualisht nuk ka kurim, transmetojnë mediat britanike.
“Sëmundja e Crohn ka më shumë gjasa të ndodhë tek njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, duke sugjeruar se inflamacioni në mushkëri është i lidhur me inflamacion në zorrë”, thonë mjekët.