Limoni, fruti me përfitime të shumta shëndetësore

Limoni, fruti me përfitime të shumta shëndetësore

Limoni ofron një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet.

Por, përderisa disa nga përfitimet e kësaj frute – si prezenca e lartë e vitaminës C – njihen mirë, të tjerat duhet të hulumtohen ende.

Këto janë përfitimet shëndetësore nga limoni:

Vitamina C

Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni për shkak të mungesës së vitaminës C, përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.

Ushqyes të tjerë

Limonët janë më shumë se veç vitaminë C. Përveç acidit askorbik, limoni përmban sasi të larta të vitaminës A, folat, niacin, thiamin, riboflavin, acid pantothenik, bakër, kalcium, hekur, magnez, kalium, zink, fosfor dhe proteina.

Anemia

Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje.

Shëndeti i lëkurës

Ndoshta e keni vërejtur vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lëkurën dhe kjo për shkak se vitamina C është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për lëkurën, fortësinë dhe elasticitetin e saj.

 

Shpërndaje në: