Zgjedhjet dramatike në Katalonjë, mes atyre që e mbështesin dhe e kundërshtojnë pavarësinë – nuk janë zgjidhja

Zgjedhjet dramatike në Katalonjë, mes atyre që e mbështesin dhe e kundërshtojnë pavarësinë – nuk janë zgjidhja

Kur katalanët të votojnë për një qeverisje të re rajonale më 21 dhjetor të këtij viti, policët nuk duhet të përdorin dhunën që përdorën dhe kësisoj rezultati do të jetë valid, por vendimi i kryeministrit spanjoll që t’i shpallë zgjedhjet, kombinuar kjo me vendosjen e një rendi direkt nga Madridi, nuk e zgjidhë në mënyrë magjike problemin.

Shumçka mund, dhe ndoshta do të, shkojë keq para se dita e zgjedhjeve të vijë, lufta mes maces dhe miut ndërmjet Madridit dhe lëvizjes katalanase pro-pavarësisë do të hyj në fazë të re.

Nuk është ende e qartë nëse të gjitha partitë separatiste do të marrin pjesë. Nëse e bëjnë, nuk duket aq e mundur që të ruajnë unitetin që kanë tash për tash, dhe i cili unitet iu ka dhënë një forcë të madhe. Konservatorët dhe antikapitalistët ishin gjithnjë aleatë të çuditshëm e të panatyrshëm.

Oriol Jonqueras, i cili u shkarkua si zëvendës kryeministër me pushimin e tërë qeverisë së Katalonjës të premten, pritet të bëhet lideri i lëvizjeve pro-pavarësisë pasiqë e Majta Republikane e Katalonisë [ERC] është më e fortë se rivalet e saj.

Paralajmërimi i tij i së dielës, se lëvizja e tij mund të marrë “vendime që do të jenë zor të kuptueshme” e zbulon një dilemë të tmerrshme. Nëse partia e tij qëndron, do të akuzohet se po e tradhëton pretendimin se Katalonja është republikë e pavarur – edhe nëse shtetet e tjera nuk e njohin. Nëse nuk qëndron [shën.i përkthyesit: është fjala nëse nuk merr pjesë në zgjedhje] do të akuzohet si frikacak.

Qeveria e Mariano Rajoy në Madrid ka kërkuar që edhe presidenti katalan, Carles Puigdemont, të qëndrojë në mënyrë që votuesit e tij ta vlerësojnë sjelljen e tij. Puigdemont, megjithatë, ishte një kandidat i kompromisit në janarin e vitit 2016 dhe me gjasë do të tërhiqet. Partia e tij konservatore [PDeCAT] që së fundi u kthye në separatiste, dukshëm e ka humbur pozicionin si partia dominante në Katalonj.

Me unionistët [ata që e mbështesin qëndrimin e Katalonjës me Spanjën] që demonstruan në Barcelonë të dielën [ku u raportua se ishin mbi 350 mijë njerëz në rrugë] dhe me shumë politikanë që tashmë e kanë nisur fushatën, pala separatiste duket se po i shqyrton mundësitë që ka para vetes.

Ky është ndoshta momenti më i mirë i lëvizjeve për pavarësi që t’i bashkohen zgjedhjeve. Me disa prej liderëve që mbahen në burg – por që kanë mundësinë të kandidojnë – ndërsa Puidgemont dhe të tjerët përballen me raste të rënda juridike, por me simpatinë në rritje. Memorja e dhunës së policisë gjatë referendumit kaotik të 1 tetorit do të mbetet e freskët deri në ditën e zgjedhjeve.

Rajoy poashtu pret që shumica jo-separatiste katalane të dalë e të votojë. Kjo është e rrezikshme, sepse dhuna policore e 1 tetorit mund t’i ketë tkurrur numrat që kanë.

Në ndërkohë, aksionet legale ndaj Puigdemontit për shkeljen e qëllimshme të kushtetutës spanjolle është e mundur të provokojë një tur të ri demonstratash masive paqësore. Separatistët e dinë se dhuna mund të dëmtojë çështjen e tyre në mënyrë dramatike, dhe Puigdemonti të shtunën bëri thirrje për sjellje qytetare e paqësore, megjithëse nuk e kontrollon gjithë lëvizjen.

Të dielën e vetëmja dhunë erdhi nga një grup i vogël ultra-djathtistë të cilët iu bashkuan demonstratës së unionistëve.

Separatistët do të kërkojnë mënyra të tjera që t’i mbajnë njerëzit të mobilizuar. Mbetjet e qeverisë së shkarkuar mund të kontestojnë instruksionet që iu kanë dhënë 200 mijë punonjësve për të shmangur kontrollin direkt të Madridit. Në një nivel më lokal, liderët separatist mund të nisin një fushatë të mosbindjes që i çon ata drejt në gjyq.

Rezultatet e zgjedhjeve është e pamundur të parashikohen, veçanërisht sepse Katalonja duket të jetë e ndarë thuajse barazisht në dy pjesë. Në zgjedhjet e fundit rajonale të shtatorit 2015, separatistët i fituan 48% të votave dhe me aq e morën shumicën e ulëseve.

Pas ngjarjeve të javëve të fundit, një fitore e unionistëve mund të ishte tepër poshtëruese për separatistët, por Rajoy e ndërmorri rrezikun dhe një fitore e plotë e lëvizjeve të pavarësisë mund t’iu jepte atyre mbështetjen që iu mungon nga qeveritë e BE-së.

Poashtu do të obligonte partinë e tij konservatore të pranonte që kushtetuta ku spanjollët, dhe katalanët, e aprovuan masivisht më 1978, duhet të rishkruhet. | Guardian, Periskopi

Shpërndaje në: