Harxhimi anormal i baterisë së iPhone, iOS 11.1 do të bëj korrigjimin

Harxhimi anormal i baterisë së iPhone, iOS 11.1 do të bëj korrigjimin

Me lëshimin e iOS 11, shumë përdorues kanë pasur probleme me kohëzgjatjen e baterisë, pavarësisht modelit të iPhone – madje edhe modeli më i ri, iPhone 8.

Për fat, kemi lajme të mira për ju.

Versioni më i fundit beta i iOS 11.1, që është lëshuar gjatë kësaj jave, ka bërë shumë hapa përpara, për sa i përket kohëzgjatjes së baterisë, dhe jo vetëm.

Në një krahasim me iOS 11.0.3, vihen re përmirësime me autonominë.

Gjithashtu, disa përdorues kanë bërë edhe disa stres teste, duke krahasuar modelet e ndryshme të iPhone në treg, me versionin iOS 11.0.3, dhe atë që duhet të jetë versioni Golden Mosater i iOS 11.1.

Rezultati është natyrisht në favor të iOS 11.1, me disa orë avantazh në përdorimin e përditshëm.

 

Shpërndaje në: