Arsyet e papritura pse shtojmë peshë brenda një kohe të shkurtër
Për peshën optimale është e rëndësishme të kemi një raport të duhur të marrjes së ushqimit dhe konsumit të energjisë, por nëse bëjmë gjithçka si zakonisht, atëherë arsyeja për fitime të papritura në peshë fshihet diku tjetër.
Nëse jeni në depresion ose nuk flini mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga arsyet pse jeni duke shtuar kilogramë.
Gjërat për shkak të të cilave shtojmë papritmas peshë:
Depresioni
Marrja e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë shtimin e peshës së shpejtë. Një studim i ‘American Journal of Public Health’ zbulon se personat e pikëlluar dhe të vetmuar shtojnë më shumë peshë në krahasim me personat që nuk janë në depresion.
Barnat
Barnat e ndryshme mund të shtojnë peshën. Pilulat kontraceptive, steroidet, ose barnat për migrenë janë vetëm disa nga barnat të cilat shkaktojnë shtimin e shpejtë të kilogramëve.
Disa nga këto barna shtojnë apetitin dhe veprojnë në ngadalësimin e metabolizmit.
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve
Mungesa e vitaminës D, magnezit dhe hekurit mund të rrezikojë imunitetin tuaj dhe do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj, dhe me këtë edhe në vetë aktivitetin tuaj, transmeton KosovaPress.
Nëse keni mungesë të energjisë për ushtrime dhe stil të jetës, atëherë shumë lehtë do të grumbulloni kilogramët e tepërt.
Më së miri është të verifikohet shkalla e vitaminave dhe mineraleve në gjak, dhe sipas kësaj të përshtatet ushqimi.
Mungesa e gjumit
Kur mungon gjumi, trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet dhe ai do të ruajë indet yndyrore.
Mungesa e gjumit perceptohet nga trupi si stres, dhe kur trupi është në gjendje stresi, i gjithë metabolizmi është i shqetësuar.
Me këtë rast krijohet “rrethi magjik”, ku mungesa e gjumit shkakton stres shtesë, të cilin shumica përpiqen ta tejkalojnë duke ngrënë më shumë se zakonisht.
Nëse do të flini më vonë, ju keni mundësinë për të ngrënë më vonë.