Si ndikon dehidrimi në tru?
Mungesa e përqendrimit dhe lodhjes mund të ndodhë edhe te njerëzit më të zgjuar kur nuk marrin ujë të mjaftueshëm.
Mungesa e ujit në trup pengon kujtesën, shkakton probleme me të parë dhe e bën të vështirë edhe marrjen e vendimeve më të thjeshta.
Uji është i nevojshëm për çdo organ të trupit, ndërsa dehidrimi mund të shkaktojë simptomat e mëposhtme:
Kokëdhimbje
Marramendje
Mungesë koncentrimi
Konfuzion
Mungesë energjie
Frustrim
Disponim të keq
Sa ujë nevojitet për funksionimin e duhur të trurit?
Ekspertët thonë se dehidrimi njihet më lehtë dhe më shpejt përmes urinës. Nëse urina përmban ngjyrë të errët dhe ka erë të pakëndshme, kjo do të thotë që ju nuk merrni ujë të mjaftueshëm.
Ju duhet të konsumoni rreth 2 litra ujë ose më shumë në ditë, nëse jeni duke ushtruar intensivisht dhe nëse djersiteni shumë.
Po ashtu mund të furnizoheni me ujë nëpërmjet ushqimeve të caktuara, si shalqi, tranguj, pjepër ose domate, transmeton KosovaPress.