Muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, marshohet në Prishtinë
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” për herë të dhjetë organizon manifestimin informativo-kulturor dhe Ecjen tradicionale të muajit të luftës kundër kancerit me moton: “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”.
Në këtë manifestim kanë marrë pjesë qindra gra në mesin e tyre edhe shumë fytyra publike, si ish-presidentja Atifete Jahjga, kryeministri Ramush Haradinaj, kandidatët për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi e shumë qytetarë të tjerë, njofton Klan Kosova.
Jahjaga ka thënë se gratë duhet të ndajnë ndërmjet veti këto eksperienca, duke mos anashkaluar punën që institucionet duhet ta bëjnë vazhdimisht në luftimin e kësaj sëmundjeje.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar përkrahje institucione në mposhtjen e kancerit të gjirit.
Gjatë gjithë muajit janë organizuar aktivitet të shumta që ndihmojnë gratë në luftimin e kësaj sëmundjeje.