Audi A7 i ri, shikoni dizajnin e kësaj super-veture (Video)
Nuk ka më shumë se një javë që Audi ka prezantuar modelin e ri A7 Sportback.
A7 Sportback ndjek stilin e A8 të ri duke adoptuar platformën e fundit të Audi-së, ‘MLB Evo’ .
Ky model përmban një pamje të evolouar nga jashtë, një teknologji fantastike brenda dhe sistem hibrid në çdo motor.
Audi A7 Sportsback ka një motor 3.0-litërsh V6 TFSI me 335 kuajfuqi që përshpejtimin prej 0 në 100 km/orë e arrin për 5.3 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 250 km/orë.
Ndërsa sa i përket pamjes së jashtme dhe dizajnit, më poshtë mund të shikoni se si është dizajnuar kjo super-veturë në fabrikë.