Ky është telefoni që kushton më shtrenjtë se iPhone
Kompania gjermane më herët kishte nisur shitjen e telefonave të mençur të bazuar në Huawei Mate 9 për rreth 1.400 euro dhe tash vjen telefoni i ri i mençur Mate 10, pajisje e cila paraqet kombinimin e estetikës së sofistikuar dhe performancat e larta, ashtu sikur është rasti edhe me automobilat Porsche.
Shtëpiza është prej xhamit dhe vjen në ngjyrën e zezë Diamond. Dizajni 3D përfshin ekranin FullView, i cili pothuajse nuk ka skaje dhe është rezistues ndaj dëmtimeve.
Mate 10 posedon 6 GB RAM, 256 GB memorie të brendshme dhe kamera me 12 dhe 20 MP. Aty është edhe teknologjia Easy Talk, e cila përforcon tonin e thirrjeve, që është e dobishme në situatat kur thirrja kryhet në ambiente me zhurmë. Pajisja posedon baterinë 4.000 mAh.
Porsche Design Huawei Mate 10 vjen kah fundi i vitit në Evropë dhe do të shitet me çmim prej rreth 1.400 euro