Motoçikleta që s’ka nevojë të mbahet nga shoferi

Motoçikleta që s’ka nevojë të mbahet nga shoferi

Gjiganti japonez, Honda, ka prezantuar të mërkurën një motoçikletë e cila qëndron drejt pa ose edhe me shofer, duke përdorur teknologjinë e re të kompanisë.

I prezantuar në panairin që po mbahet në Tokio, Asistenti i Vozitjes së Hondas është koncept elektrik i motoçikletës që ruan pozitën drejt dhe nuk rrëzohet.

Për shumë vjet, prodhuesit e motoçikletave kanë eksperimentuar për të mos lejuar motoçikletat që të rrëzohen.

Prapa idesë është inxhinieri Hiroyuki Nakata, shkruan Albinfo.ch.

Kjo pajisje e veçantë e Hondas është e madhësisë së një llambe. Ajo montohet në rrotën e përparme. Kur sistemi fiket, motoçikleta varet nga shoferi deri në momentin kur ai largon duart. Sapo të largojë duart, si “me magji” motoçikleta qëndron drejt.

Shpërndaje në: