A po hyn Evropa sërish në krizë?
Bruksel – Vetëm katër muaj më parë, eurofili Emmanuel Macron u zgjodh president i Francës, dhe dukej se Bashkimi Evropjan më në fund do të përjetonte një periudhë qetësie. Por qetësia është gjëja e fundit që dikush mund të shoh në rrugët e Barcelonës, ku demonstratat në favor të pavarësisë së Katalonjës – një referendum që u ndalua brutalisht nga forcat e qeverisë – janë ndeshur barazisht me protestat kundër saj.
Derisa konflikti i brendshëm në Spanjë po përshkallëzohet, një rikthim i krizës në Evropë duket krejtësisht i paevitueshëm. Dhe ajo që po ndodh në tokën spanjolle tashmë e ndikon mëkëmbjen e ekonomisë evropjane, e cila po forcohet duke i mbërritur limitet e asaj që BE-ja mund të mbërrijë.
Fuqia e mëkëmbjes ekonomike të BE-së n’a bëhet e qartë nga mungesa e ndonjë shenje të rëndë në ttregun financiar pas skenave të tmerrshme në Katalonjë. Nëse një situatë e ngjashme do të ndodhte disa vite më herët, atëherë tregu i aksioneve në Spanjë do të binte ndjeshëm. Sot, megjithatë, tregjet nuk po e vënë re pasigurinë politike në atë vend.
Votëbesimi është ndërtuar në themelet e tij solide. E gjithë ekonomia e eurozonës po rritet konsiderueshëm. Ndërsa ekonomia spanjolle po ngrihej edhe më shpejt se mesatarja e vendeve të eurozonës, duke arritur që t’i mbante çështjet e jashtme mjaft mirë.
Kjo nënkupton që ngritja e ekonomisë spanjolle bazohet në ngritjen e prodhimit, më shumë se në ngritjen e konsumit, siç ndodhte gjatë boom-it ekonomik të para-krizës. Shtoji kësaj ekzistencën e institucioneve të eurozonës që mund të adresojnë vështirësi të përkohshme financiare që përballen nga bankat ose shtetet, dhe bëhet edhe më e qartë pse kriza e thellë politike në Spanjë nuk u shoqërua me vërtitjen e rrezikshme të tregut financiar.
Por kriza e Katalonisë poashtu i thekson kufizimet e modelit të BE-së për integrimin, të cilat janë të rrënjosura në faktin se Bashkimi Evropjan së fundmi bazohet në shtete-kombet. Ky model nuk mund të përshkruhet si ndër-qeveritar. Më shumë, është i bazuar në implementime indirekte: thuaj gjithçka që bën dhe ndërmerr BE-ja është e kryhet nga qeveritë kombëtare dhe administratorët e tyre.
Ky dallim mund të shihet më qartë në fushën e politikave monetare, ku mekanizmi vendim-marrës definitivisht nuk është ndërqeveritar: Këshilli qeverisës i Bankës Qëndrore Evropjane operon në bazën e një shumice të thjeshtë.
Por mekanizmat implementues është e qartë se janë indirekt, jo të drejtpërdrejtë: kur merret një vendim, ai vihet në zbatim nga bankat qëndrore kombëtare – një funksionim ky që mund të kenë pasoja shumë të mëdha.
Gjykata Evropjane e Drejtësisë në Luksemburg – një tjetër institucion i përbashkët i një rëndësie shumë të madhe – poashtu mbështetet në mekanizmat vendim-marrëse që nuk janë ndër-qeveritare. E prapë, gjykatësit zgjidhen nga qeveritë kombëtare, nga gjykatat kombëtare dhe administrata përkatëse që i fuqizon vendimet në fjalë.
Një krahasim me Shtetet e Bashkuara do ta kallëzonte edhe më qartë dobësinë e kësaj politike për të cilin po flasim. Ndërsa Rezerva Federale e ShBA-së e ka një strukturë rajonale, Bankat e Rezervave të distriktit mbulojnë shtete të ndryshme dhe nuk lidhen me asnjë qeveri shtetërore ose me ndonjë institucion. Poashtu, juritë e Gjykatës Supreme të ShBA-së janë të nominuar nga institucionet federale (Senati pranon ose i refuzon nominaturat duke i dërguar te presidenti), dhe jo nga qeveritë shtetërore.
Për BE-në, e cila mbështetet në shtetet e saj anëtare të cilat i ndërtojnë institucionet e përbashkëta, ishte argumentueshëm e vetmja rrugë për të nisur procesin integrues, duke e shpërndarë njëkohshëm një mosbesim të thellë mes shteteve që kishin bërë luftëra brutale ndaj njëra-tjetrës. Dhe ende, një bashkim që mbështetet në shtet-kombe, jo thjesht për çështjen e implementimit, por edhe për legjitimitet, mund të funksiojë vetëm derisa funksionon secili anëtar i tij. Por, tashmë, meqë shumica prej tyre ka konflikte të brendshme, modeli i BE-së duket se është në fundin e tij.
Në Greqi, sistemi i dobët administrativ dhe juridik e ka penguar mëkëmbjen ekonomike. Në Poloni dhe në Hungari, qeverisjet ‘joliberale’ po e minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Dhe në Spanjë, sistemi politik duket i paaftë në zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë së Katalonisë, me aspiratat e saj për vetëvendosje më të madhe, dhe qeverisë qëndrore në Madrid, e cila argumenton se edhe thjesht shqyrtimi i kësaj aspirate do të rrënonte rendin kushtetues.
Madje edhe Gjermania po përballet me sfida të brendshme politike. Duke e humbur një të pestën e votave në zgjedhjet federale, kancelarja Angela Merkel duhet të merret me partnerë koalicioni të padisiplinuar gjatë mandadit të saj të katër, dhe me gjasë të fundit. Sa i përket Italisë, sondazhet tregojnë se një shumicë e madhe tashmë po i mbështet partitë populiste dhe/ose euroskeptike.
Megjithëse partitë euroskeptike nuk duket se kanë gjasë të fitojnë pushtet ndokund, këto zhvillime të fundit politike nuk janë lajme aq të mira për integrimin evropjan. BE-ja po përbalet me armiqësi të vogël tash për tash. Po përballet, si zëvendësim, me një ‘indiferencë obskurantiste’ për sa kohë shtetet e saj anëtare në vazhdimësi e gjithnjë e më shumë, po preokupohen me problemet e tyre të brendshme, duke e bërë integrimin evropjan thuaj një çështje të dorës së dytë në pjesën më të madhe të kontinentit.
Këta liderë të BE-së që ende duan ta shtyejnë përpara çështjen e integrimit, nuk mund të llogarisin në argumentin që e përdornin gjatë krizës financiare, se nuk ka alternativë tjetër. Kurse konsensusi që i jepte liri integrimit i viteve të para, tashmë është harruar. Nëse ‘bashkimi i mbyllur’ do të ecë më tej, liderët evropjanë duhet të gjejnë një model të ri për të kapërcyer apatinë dhe urrejtjen e thellë që ndryhet në ta. / përgatiti në shqip: Periskopi