Samsung mesazhe në telefonat me defekt, kërkon nga përdoruesit ta kthejnë celularin për arsye sigurie
Samsung ka lajmëruar lançimin e një përditësimi të ri për programin e telefonave Galaxy Note 7 të shitur në Shtetet e Bashkuara. Përditësimi do të shfaqë një njoftimin paralajmërues për të gjitha pajisjet jo të sigurta telefonike.
Gjatë gjithë kohës në smartfon do të shfaqet një mesazh që i bën thirrje përdoruesëve ta kthejnë celularin e blerë për arsye sigurie. Mesazhi është : “Siguria juaj është prioriteti ynë. Mos e karikoni dhe ndaloni përdorimin e këtij telefoni. Bateria e tij mund të nxehet dhe mund të shpërthejë.
Ndërkohë që telefonat e rinj dhe të sigurtë që Samsung i ka shpërndarë tek konsumatorët së fundmi kanë si shenjë dalluese ikonën e baterisë në ngjyrë jeshile dhe një shkoronjë ‘S’ mbi kuti, tregues se telefoni është i sigurtë.