Arsyeja pse djemtë nuk qajnë
“Është në rregull të qani, të qarit jua heqë mërzinë. Është në rregull të qani, vetëm sa do të ndjeheni më mirë.”
Kur ikona e futbollit amerikan, Rosey Grier, i kishte thënë këto fjalë në vitin 1972 ishte konsideruar si diçka revolucionare. Një mashkull me të gjitha tiparet e burrit të vërtetë t’i thotë djemve të vegjël se është në rregulli të qani? Kjo thënie padyshim se kishte shkaktuar debate të shumta gjatë një kohe kur djemtë priteshin të rriteshin si “burra të vërtetë” dhe të mos qanin. Por, fatmirësisht që më askush nuk mendon ashtu, transmeton Telegrafi.
Apo ende mendojnë?
Nuk ka dyshime se kemi shënuar progres përgjatë viteve sa i përket barazisë gjinore dhe i pranojmë meshkujt që shfaqin emocione, por ideja se meshkujt nuk duhet të jenë emocionalë ende sillet në kokat e shumë njerëzve. Nuk është e pazakonshme të shihni një djalosh të vogël të ndalet së qari dhe ta bëjë një fytyrë trimi kur janë të lënduar, fizikisht apo emocionalisht.
Por, a është në rregull kjo? Nëse i lejojmë djemtë t’i shfaqin emocionet e tyre, a do t’ua prishim “burrërinë”?
Faktikisht, shumica e femrave e pranojnë se meshkujt e ndjeshëm janë seksi. Shpeshherë femrat edhe e shprehin haptas dëshirën që të kenë partnerë që flasin hapur dhe i ndajnë ndjenjat e tyre.
Nuk është ndonjë sekret se shumica e prindërve i mësojnë djemtë e tyre të mos i shfaqin emocionet – këtë e bëjnë me qëllim të mirë. Por pavarësisht se kjo ka qëllim të mirë, mund të jetë e dëmshme. Siç duket, djemtë dhe meshkujt i ndjejnë të njëjtat emocione sikurse femrat dhe nocioni se femrat janë më emocionale është vetëm mit. Thjesht është më e pranueshme në shoqëri që femrat t’i shfaqin emocionet, përderisa meshkujt kufizohen ta bëjnë këtë, e kjo nuk është aspak e mirë për këdo.
Prandaj, duhet të keni parasysh se ndjenjat nuk janë ndonjë gabim. Është në rregull të ndjeheni të zemëruar, të mërzitur, të lumtur, xhelozë etj. Ndjenjat tuaja janë tuajat dhe askush nuk mund t’ju tregojë si të ndiheni.