Arsyet pse nuk ndiheni mirë kur zgjoheni nga gjumi

Arsyet pse nuk ndiheni mirë kur zgjoheni nga gjumi
Nëse keni fjetur sa duhet, por serish nuk ndiheni mirë kur zgjoheni?

Këto janë arsyet e mundshme për këtë

Përdorni pajisje para fjetjes

Derisa leximi i librit është pozitiv para gjumit, përdorimi i pajisjeve si telefoni ose kompjuteri ndikojnë keq për shëndetin tuaj.

Pozita e keqe

Nëse keni fjetur tërë natës në një pozitë, kjo nuk është e shëndetshme, andaj ekspertët rekomandojnë që të ndërroni sa më shpesh pozitën gjatë natës. Ata thonë se vendosja e jastëkut ndërmjet gjunjëve është pozitive.

Jastëku i keq

Jastëku i trashë mund të jetë shkaktar i problemeve tuaja. Nëse jastëku është tepër i mbushur, koka do të jetë e ekspozuar gjatë gjithë natës, gjë e cila do të ndikojë në qafë dhe kurriz.

Pini alkool

Alkooli shkatërron ciklin tuaj të fjetjes, thotë mjeku Aron Klar. Apnea Personat që kanë probleme me apnenë e gjumit, disa herë gjatë natës ndalojnë frymëmarrjen për një kohë të shkurtër, gjë e cila ndikon në kualitetin e gjumit. Kjo mund të jetë edhe një arsye tjetër pse ju zgjoheni të lodhur, edhe pse në teori keni fjetur sa duhet. Në shumicën e rasteve, apnea mund “të shërohet” përmes heqjes së kilogramëve të tepërt dhe shmangies nga alkooli.

Shpërndaje në: