Facebook me aplikacion që tregon se si të silleni mirë
Një aplikacioni i cili inkurajon adoleshentët që të sillen mirë me njëri tjetrin, është blerë nga Facebook.
Shuma e kësaj shit-blerje nuk është bërë publike.
Aplikacioni i cili quhet TBH, që nënkupton “të jesh i sinqertë” (to be honest), është zhvilluar vetëm para nëntë javësh, megjithatë është shkarkuar mbi pesë milionë herë.
Kreatori i këtij aplikacioni ka thënë që do të ngelen veçoritë e njëjta mirëpo tani me Facebook do të ketë më shumë burime.