Mjekët në Kanada kanë regjistruar dëshminë e parë pas vdekjes (Video/Foto)

Mjekët në Kanada kanë regjistruar dëshminë e parë pas vdekjes (Video/Foto)

Mjekët në Kanada kanë regjistruar dëshminë e parë shkencore të jetës pas vdekjes, duke pretenduar se truri i njerëzve vazhdon të funksionojë pasi ato të shpallen të vdekur klinikisht.

Studiuesit nga Universiteti i Ontarios perëndimore kanë qenë duke monitoruar aktivitetin e trurit dhe rrahjen e zemrës së katër personave që ishin në kujdesin intensiv pasi makinat e tyre shëndetësore u ishin fikur, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Sipas mjekëve në një njësi të kujdesit intensiv kanadez, një pacient vazhdoi të tregonte aktivitetin e vazhdueshëm të trurit për dhjetë minuta pasi zemra e tyre kishte ndalur.

Inaktiviteti i trurit parapriu ndalimin e zemrës në tre nga katër rastet.

Sidoqoftë, në një nga rastet, truri i pacientit vazhdoi të punojë pasi zemra e tyre u ndal.

“Në një pacient, intenstiteti të valëve së deltave vazhduan edhe pas ndërprerjes së ritmit kardiak dhe presionit të gjakut arterial (ABP),” thanë hulumtuesit.

Kishte dallime të konsiderueshme në aktivitetin elektrik në tru midis periudhës 30 minutëshe dhe periudhës 5-minutëshe pas ndaljes së zemrës.

Në të katër regjistrimet që janë marrë nga truri i pacientëve reagimet e tyre ishin shumë të ndryshme – duke sugjeruar që të gjithë ne përjetojmë vdekjen në mënyra unike.

Deri sa një e pesta e njerëzve që u mbijetojnë sulmeve të zemrës raportojnë se kanë pasur një përvojë tjetër tokësore, ndërkohë që “klinikisht” janë të vdekur.

Në vitin 2013, një fenomen i ngjashëm u hetua në eksperimentet te minjtë, zemrat e të cilave ishin të ndalura.

Ajo sugjeron se diçka ndodh në prag të vdekjes që shtyn trurin e ndërgjegjshëm në një nivel të lartë të zgjimit, potencialisht duke shkaktuar vizionet dhe ndjesitë që lidhen me përvojat pranë vdekjes.

Por shumë shkencëtarë besojnë se përvojat pranë vdekjes nuk janë asgjë më shumë se halucinacionet e nxitura nga ndikimi i trurit që fillon të mbyllet./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=uwc1d5UEncM

 

Shpërndaje në: