Pothuajse çdo Wi-Fi në botë mund të hakohet, thonë studiuesit
Çdo rrjet modern Wi-Fi, dhe çdo pajisje që ka lidhje me të, potencialisht mund të sulmohet nga hakerët, thonë hulumtuesit.
Nëse shkelja, e njohur si “Krack”, përdoret, atëherë mund të ketë qasje në pothuajse çdo gjë që është dërguar në rrjet. Çdo pajisje që ka përdorur të njëjtin rrjet potencialisht mund të jetë goditur nga ky problem, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
“Kjo mund të keqpërdoret për të vjedhur informacione të ndjeshme si numrat e kartës së kreditit, fjalëkalimet, mesazhet e bisedave, emailet, fotografitë e kështu me radhë”, shkruante studiuesi i sigurisë, Mathy Vanhoef, puna e së cilit është vlerësuar nga qeveria amerikane.
“Sulmi funksionon kundër të gjitha rrjeteve Wi-Fi të mbrojtura moderne.”, tha ai.
Vanhoef gjithashtu vuri në dukje se gati çdo kompjuter, telefon madje edhe një frigorifer mund të goditen nga sulmi. “Vini re se nëse pajisja juaj mbështetet nga Wi-Fi, ka shumë të ngjarë të preket,” shkroi ai në një faqe që ka të bëjë me cenueshmërinë.
Dhe pothuajse çdo gjë që është dërguar mbi një rrjet të prekur mund të lexohet. Disa teknologji si HTTPS e bëjnë shumë më të vështirë të lexojnë se çfarë po dërgohen përmes një rrjeti – por edhe kjo është “anashkaluar në një numër situatash shqetësuese”, shkroi Vanhoef.
Telefonat Android ka të ngjarë të jenë më të prekurat nga sulmet e hakerëve.
Sulmi “Krack” punon duke shfrytëzuar një aplikacion i njohur si “shtrëngimi i dorës” që një rrjet ËiFi dhe një pajisje i japin njëri-tjetrit kur ky i fundit dëshiron të bashkohet. Zakonisht, të dy vendosin për një çelës encryption, që do të thotë se çdo pajisje do të jetë në gjendje të lexojë të dhënat vetëm nëse ka atë çelës.
Por studiuesit kanë gjetur se procesi mund të jetë i dizajnuar, duke i dhënë viktimës një çelës që është tashmë në përdorim dhe kështu lejon që dikush të dekriptojë dhe të lexojë ndonjë nga mesazhet që po dërgohen në rrjet.
“Sot, të gjitha rrjetet e mbrojtura moderne të Wi-Fi’së përdorin llojin specifik të “shtrëginimi i duarve” që mund të sulmojnë”, shkruan Vanhoef.
“Kjo nënkupton se të gjitha këto rrjete preken nga disa variante të hakerëve”, shtoi ai./Periskopi/