Në Facebook vijnë “postimet 3D”
Jeni lodhur duke qenë të kufizuar vetëm në tekste, fotografi dhe video kur postoni në Facebook?
Lajme të mira! Rrjeti gjigand social ka prezantuar “Postimet 3D”, një lloj i ri i postimeve në Faqen e të Rejave që i lejon njerëzit të krijojnë objekte 3D, dhe më pas t’i postojnë ato direkt në Facebook.
Të gjithë përdoruesit e Facebook do të jenë në gjendje që t’i shikojnë dhe të bashkëveprojnë me objektet 3D – madje edhe pa kufje të realitetit virtual.
Facebook prezantoi disa shembuj të postimeve 3D në konferencën e tij “Oculuc Connect” të mërkurën.
Përditësimi do t’i lejojë zhvilluesit që të krijojnë objekte 3D qoftë në Oculus Medium ose Facebook Spaces dhe më pas t’i shpërndajnë ato në Faqen e të Rejave.
Për shembull, ju do të mund të bënit një postim në 3D dhe më pas njerëzit mund ta rrotullojnë celularin e tyre në drejtime të ndryshme për ta parë atë nga të gjitha këndet.