Këshilla vjeshte nga një mjek kinez
Vjeshta është stina e ndryshimeve, dita bëhet më e shkurtër, nata më e gjatë. Në vjeshtë, bien gjethet e pemëve. Përveç kësaj, vjeshta mund të sjellë erëra të forta dhe shumë shi. Shumë njerëz gjatë kësaj faze kanë ndryshime në trupin e tyre, disa mund të ndihen të lodhur, disa mund të kenë rënie të theksuar floku dhe disa të tjerë të lodhur shpirtërisht.
Por, pse ndodh kjo?
Sipas mjekëve kinezë kjo vjen nga “pafuqishmëria emocionale”. Humori lidhet ngushtë me temperaturën dhe ndriçimin e diellit. Gjatë verës, mund të kemi emocione më të forta dhe mund të ndjehemi më impulsivë, për shkak të kohës së gjatë të ndriçimit dhe temperaturës së lartë në verë. Me ardhjen e vjeshtës, veçanërisht pas “Sanataditës së Vjeshtës”, gjendja shpirtërore nis të ndryshojë. Gjatë këtij procesi, lodhja shpirtërore dhe përgjumja janë sinjalet e para të uljes së aktiviteteve shpirtërore. “Pafuqishmëria emocionale” është reagimi i zakonshëm fizik dhe psikologjik përballë ndryshimit të stinës. Ky ndryshim mund të ndikojë në stilin e përditshëm të jetës.
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, organet e brendshme të trupit lidhen me ndjenja të ndryshme që përputhen me 4 stinët e vitit.
“Mushkëria” është organi që përgjigjet për mërzitjen. Në kulturën kineze shiu i vjeshtës përshkruhet me karakteristikën e “pikëllimit”. Ulja e papritur e temperaturës mund të frenojë disa funksione fizike të trupit, duke shkaktuar çrregullimet e funksioneve të gjendrave endokrine, depresionin e mëtejshëm dhe vështirësi në përqendrim. Përveç kësaj, mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, ëndrra të shumta, pagjumësi dhe fenomene të tjera si depression sezonal. Rregullimi psikologjik është mënyra më efektive për parandalimin e uljes së humorit në vjeshtë. Kur lotoni, emocionet e brëndshme dalin nëpërmjet funksioneve të frymëmarrjes së mushkërisë, e cila ruan rolin e “pastrimit” të shpirtit. Por, shfrytëzimi i tepërt i metodave kundër mërzitjes mund të harxhojë shumë energjinë “Chi” të mushkërisë. Prandaj, në librat e vjetra mjekësore të Kinës janë shënuar disa metoda për shëndetin fizik dhe psikologjik.
1. Fjetja e herët në mbrëmje dhe ngritja herët në mëngjes
Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngusht me mjedisin e jashtëm. Fjetja herët mund të rezervojë energjinë “Chi” dhe “Yin” në veshkë dhe ngritja herët mund të nxisë lulëzimin e energjisë “Chi” dhe “Yang” në mushkëri.
2. Ruajtja e qëndrueshmërisë shpirtërore
Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetpërmbajtje ndaj botës së jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.
3. Joga ose Taiji
Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet “Taiji” ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.
4. Shëtitja në natyrë
Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe.
Ushqimet e vjeshtës
Korrja e frutave të natyrës është shumë e ngjashme me përvetësimin e përvojës së jetës. Vjeshta është stina e korrjes dhe ka shumë fruta. Gjatë kësaj stine mund të përzgjedhim frutat e përshtatshme për ne:
1. Arra
Arra është një nga ushqimet që ndihmon për ushqimin e trurit, bukurinë e lëkurës etj, gjithashtu është një frut shumë i mirë për shëndetin në stinën vjeshtës. Në Kinën e lashtë, arra njihej si “fruti i jetëgjatësisë”. Ajo ndihmon për shëndetin e veshkave, sjell energji për mushkërinë dhe parandalon astmën si dhe vonon procesin e plakjes. Sipas nutristëve arrat përmbajnë acide yndyrore omega-3, proteina, karbohidrate, riboflavinë, karotene, vitaminën E, kalcium, hekur, fosfor etj. Vajrat yndyrore të arrës luajnë funksion të rëndësishëm për uljen e kolesterolit në gjak, për të parandaluar arteriosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare e cerebrovaskulare.
Kujdes: Sasia e përditshme e konsumit të arrave duhet të jetë rreth 40 gram, pra 4-5 arra. Në të njëjtën kohë, duhet të reduktoni konsumin e vajrave të tjera yndyrore, për të shmangur thithjen e nxehtësisë së tepërt. Gjithashtu, personat që vuajnë nga zjarri i brendshëm dhe mungesë të energjisë “Yin”, apo ato që kanë kollë nuk duhet të konsumojnë shumë arra.
2. Gështenjat
Gështenja është fruti i vjeshtës. Sipas mjekësisë kineze, ajo ka shije të ëmbël, karakteristika të ngrohta. Gështenja mund të nxisë funksionin e tretjes në stomak dhe punën e shpretkës, të furnizojë energjinë “chi” në veshkë dhe të nxisë qarkullimin e gjakut. Sipas mjekësisë moderne, gështenja përmban proteina, yndyrna, karbohidrate, vitaminë B, etj. Ndoshta nuk e dinit, por gështenja ka më shumë vitaminë C se domatja si dhe 10 herë më shumë se molla.
Pse janë të mira gështenjat sipas mjekësisë kineze:
1. Furnizimi i energjisë “Yang” në veshkë: Brinjë derri me gështenja është një gatim i mirë dhe i shëndetshëm për furnizimin me energji “Yang” në veshkë, por edhe për favorizimin e energjisë “chi” dhe nxitjen e qarkullimit të gjakut.
2. Për të parandaluar diarrenë gështenja janë shumë efikase, por ato sjellin dhe përfitime të tjera për organizmin.
3. Kundër plakjes: Gështenjat janë frut i mirë kundër plakjes së parakohshme, gjithashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje këshillohet për të moshuarit që kanë probleme me dhimbjet e mesit dhe gjunjve.
Duhet të mbani mend se gështenjat kanë niseshte dhe koha e përdorimit të këtij fruti është mes dy vakteve ose të gatuara.
3.Stika pishe
Stikat e pishës renditen në mesin e superushqimeve. Ato përmabjnë kryesisht acide yndyrore, proteina, karbohidrate, kalcium, hekur, fosfor. Sipas mjekësisë kineze, konsumimi i shpeshtë i tyre forcon shëndetin. Në mjekësinë kineze stikat e pishës furnizojnë me energji “chi” veshkën dhe nxisin metabolizmin e zorrës. Stikat lehtësojnë kollën, duke mbrojtur shëndetin e mushkërisë. Po ashtu ato janë tepër të shëndetshme për personat që vuajnë nga kapsllëku.
Duhet të vini re se ata që vuajnë nga diarreja nuk duhet të konsumojnë tepër stika pishe. Po ashtu edhe ata që vuajnë nga problemet me tëmthin nuk duhet ta konsumojnë shumë këtë frut, pasi ka tepër yndyrna.
3. Dardha
Dardha përmban kalcium, fosfor, hekur, glukozë, fruktozë, karotene dhe vitamina të ndyrshme. Sipas mjekësisë kineze, dardha nxit sekretimin e pështymës, eleminon etjen, pushon kollën dhe mbron shëndetin e mushkërive.
Konsumi i dardhës ul përqindjen e prekjes nga gripi. Për këtë shumë mjekë e quajnë dardhën si një frut kundër sëmundjeve. Konsumi i dardhës mund të përmirësojë sistemin e frymëmarrjes dhe funksionet e mushkërisë.
Dardhët mund t’i konsumoni sipas preferencave tuaja, në kinë atë e gatuajnë së bashku me orizin në formë supe.
Duhet të mbani mend se dardha ka karakteristika të ftohtë. Prandaj, personat me stomak dhe shpretkë të ftohtë duhet të pakësojnë konsumin e këtij fruti. Personat me aciditet të lartë në stomak, nuk duhet të konsumojnë tepër shumë dardhë/CRI