Ushqimet e dashurisë, ato që nxisin fuqinë shpirtërore dhe seksuale

Ushqimet e dashurisë, ato që nxisin fuqinë shpirtërore dhe seksuale

Afërdita, përendesha e dashurisë dhe bukurisë, lindur nga shkuma e detit, e nderuar nga romakët me emrin Venera, prej s’andejmi rrjedh termi me origjinë greke “afrodiziak”, i cili tregon çdo substancë që është në gjendje të lartësojë dhe nxisë fuqinë seksuale. Por, a ekzistojnë vërtet afrodiziakët?

Lëkurë ngjyrë pjeshke, buzë mishtore si qershi, gojë si zemër, sy si bajame… Marrëdhënia mes dashurisë, ushqimit dhe joshjes, theksohet edhe nga disa mënyra të shprehuri, që tashmë janë bërë pjesë e të folurës së përditshme, në të cilat fjalori i dashurisë dhe i gastronomisë gërshetohen shpesh.

Fama e ushqimeve afrodiziake, ka mbërritur deri në ditët tona dhe lista, e të atilla ushqimeve, është zgjatur për të përfshirë një varg të gjatë përbërësish mjaft të përhapur në tryezat tona.

Ja një listë substancash më të zakonshme që konsiderohet :

-Peshku dhe produkte të tjera deti

-Speci i kuq

– Xhenxhefil

-Shafrani

– Çokollatat

-Vera

Shpërndaje në: