Aknet tek femrat, ja çfarë tregojnë për shëndetin e tyre

Aknet tek femrat, ja çfarë tregojnë për shëndetin e tyre

Ato bien në sy prej ngjyrës më të errët që kanë në krahasim me pjesën tjetër të lëkurës. Këto njolla, që zakonisht formohen nga mungesa e ndonjë vitamine, mund të shfaqen në bërryl, në gjunjë etj. Por edhe në pjesë të ndryshme të fytyrës apo dhe në duar.

Aknet në mjekër – Shkaktohen zakonisht nga çekuilibri hormonal, stresi, problemet me sistemin riprodhues ose prekjet e shpeshta të fytyrës me duar të papastra.

Filloni të merrni acide yndyrore omega-3, të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe reduktimin e incidencës së akneve. Çaji i kamomilit mund të ndihmojë gjithashtu, sepse e redukton nivelin e stresit. Nëse aknet në mjekër përkeqësohen, gjithsesi konsultohuni me gjinekologun. Gjithashtu, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën sepse ato transmetojnë baktere të cilat pastaj shumohen dhe i përkeqësojnë aknet.

Aknet në veshë – Veshët janë të lidhur direkt me veshkat tuaja. Nëse veshkat nuk funksionojnë siç duhet ose nuk marrin sasi të mjaftueshme të lëndëve ushqyese ose ujit, rritet rreziku nga aknet dhe puçrrat në zonën e veshëve dhe rreth veshëve.

Reduktoni konsumin e kafeinës dhe kripës, ndërsa rriteni konsumimin e ujit. Kjo do t’ua mundësojë veshkave të funksionojnë si duhet dhe t’i largojnë në mënyrë adekuate toksinat dhe komponimet e dëmshme. Shumë shpejt do ta vini re se incidenca e akneve dhe puçrrave në vesh do të zvogëlohet.

Aknet në ballë – Aknet në ballë mund të shkaktohen nga një numër i gjërave, duke përfshirë dyspepsinë, problemet me zorrën qorre, problemet në punën dhe funksionimin e mëlçisë dhe madje edhe me përdorimin e produkteve të papërshtatshme të kujdesit të flokëve.

Rriteni konsumin e ujit për ta ndihmuar trupin t’i lirojë toksinat e tepërta që janë akumuluar. Gjithashtu, ndryshoni produktet e kujdesit të flokëve. Mos përdorni produkte që i bëjnë flokët të yndyrshme, sepse rreziku nga shfaqja e akneve dhe puçrrave rritet ndjeshëm.

Aknet rreth vetullave – Aknet rreth vetullave mund të jenë shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut, problemeve në punën e veshkave, dietës e cila përbëhet nga përmbajtja e lartë yndyrore, ushqimit të përpunuar dhe konsumit të tepruar të alkoolit.

Kur e pastroni fytyrën bëni pak masazh, sidomos rreth zonës së syve për ta rritur qarkullimin. Gjithashtu, ndryshoni shprehitë tuaja të ngrënies dhe sa më pak hani ushqim të kripur dhe yndyror, si dhe konsumoni më pak alkool. Rriteni konsumin e frutave dhe perimeve dhe pini sa më shumë ujë për ta parandaluar shfaqjen e dëshirës për aperitive.

Aknet në hundë – Aknet në hundë shkaktohen zakonisht nga kapsllëku, fryrja e barkut, puna e pabalancuar e sistemit të tretjes dhe performanca në përgjithësi e dobët e sistemit të tretjes.

Bëni kujdes në konsumin e mishit të kuq dhe ushqimeve pikante për ta parandaluar shfaqjen e dyspepsisë. Poret e zgjeruara zakonisht shfaqen në hundë, prandaj bëni piling rregullisht për t’i hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret.

Aknet në faqe – Faqet janë të lidhura drejtpërdrejt me mushkëri. Duhanpirësit janë ata që më shpesh luftojnë me akne. Inhalimi i ajrit të ndotur mund të shkaktojë akne në faqe. Jastëkët e papastër dhe përdorimi i telefonave mobilë të papastër janë gjithashtu disa prej shkaqeve të akneve në faqe.

Nëse pini duhan patjetër lëreni atë. Këllëfët e jastëkëve ndërroni disa herë në javë për ta parandaluar akumulimin e baktereve. Dezinfektoni telefonin mobil sa më shpesh të jetë e mundur.

Aknet rreth gojës – Buzët janë të lidhura drejtpërdrejt me mëlçinë, prandaj zvogëloni konsumin e ushqimeve pikante dhe të skuqura. Studimet kanë treguar se aknet rreth gojës ndonjëherë janë rezultat i përdorimit të parregullt të pastës së dhëmbëve.

Rriteni konsumin e frutave dhe perimeve që do ta mundësojnë funksionimin e duhur të mëlçisë. Ndërroni pastën e dhëmbëve për të parë nëse jeni duke përdorur atë që nuk ju përshtatet.

Shpërndaje në: